Hidromorava

Identifikohen kundërvajtësit që bien ndesh me rregullat trafikut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në dy raste ka hasur në kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj këtyre kundërvajtësve veç e veç ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Stacioni Policor Kamenicë në tri raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

RCCOLA

Në dy raste ka hasur në kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj këtyre kundërvajtësve veç e veç ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Në rastin e tretë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.90 promilë. Ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/