Eko Higjiena

Identifikohen faktorët parandalues të dhunës në familje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nën mbështetje të OSBE organizoi punëtori për ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e dhunës në familje.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori përpos policisë së Kosovës ishin edhe Qendra për punë sociale, Mbrojtësi i viktimës si dhe Zyra për komunitete.

Në punëtori pjesëmarrësit patën mundësi të marrin njohuri direkte nga referues të OSBE-së, por edhe u ndanë përvoja nga rastet me të cilat ballafaqohen si Policia e Kosovës, por edhe pjesëmarrësit tjerë për treguesit (shenjat) e hershëm të dhunës në familje.

Gjatë diskutimeve në këtë punëtori janë identifikuar faktor parandalues të dhunës në familje si :

RCCOLA

Keqkuptimet si faktor me të shpeshtë, pastaj zbulimi dhe parandalimi i rasteve të Dhunës në Familje.

Ngritja e vetëdijes publike për paraqitjen e rasteve të Dhunës në Familje

Vlerësimi i rrezikut në rastet e Dhunës në familje, mobilizimi
Institucional dhe agjensionet ligjore në Kosove, t`i trajtojnë me prioritet këto raste./rajonipress/