GRANDEMALL

Ideja për hapjen e Urës së Ibrit pa marrëveshje, pjesë e propagandës parazgjedhore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Milazim Krasniqi – Ideja e qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit pa marrëveshje, është pjesë e propagandës parazgjedhore.

Si e tillë ajo ide nuk ka të bëjë me realitetin në terren.

Përtej propagandës së Kurtit, ajo ide paraqet rrezik për sigurinë, sepse Ura e Ibrit ka një çerek shekulli që është simbol i konfliktit, i ndarjes dhe dhunës.

Fuqia fillestare bllokuese e serbëve lokalë buron prej asaj Ure, që nga qershori 1999.

Prandaj kushdo që nxitë krizë të re për Urën e Ibrit, thjesht u bën shërbim ekstremistëve serbë dhe regjimit të Beogradit, i cili ka muaj që ka lansuar, jo pa sukses, propagandën për zullumin e Kurtit ndaj serbëve në Kosovë.

Mobi Casa

Sanksionet e Bashkimit Evropian janë dëshmi e atij suksesi të propagandës së regjimit të Beogradit.

Reagimi i prerë i shteteve të Kuintit, i KFOR-it dhe i BE-së paraqet saktësisht shqetësimin real për rrezikun që ka kjo ide e qeverisë Kurti.

Eskalimi i mëhershëm për targat dhe inaugurimin e kryetarëve lokalë, ku u lënduan shumë ushtarë të KFOR-it, nuk duhet të lejohet më.

Kosova ka nevojë për qetësi, paqe dhe marrëveshje me serbët lokalë, që janë shtetas të Kosovës dhe duhet të integrohen me dialog. Nuk mund të integrohen me dhunë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.