Hidromorava

Ideja për bashkim, parullë e politikanëve

/ 2 minuta lexim

Klasa politike shqiptare gjithandej Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë idenë e bashkimit kombëtar e shpalosin vetëm nëpër “ditëlindje“ të ndryshme dhe fushata elektorale për të fituar poenë politikë.

Analistët politikë i shohin me mëdyshje të mëdha deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, atij të Kosovës, Hashim Thaçi,si dhe elitës politike shqiptare në Maqedonia për idenë e bashkimit kombëtar në një shtet.

Njohësi i zhvillimeve politike nga Maqedonia, Kim Mehmeti, konsideron se politikanët shqiptarë në përgjithësi së pari duhet të ndërtojnë një koncensus mbarëkombëtar për idenë e bashkimit kombëtar. “ Politikëbërja shqiptare si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni… duhet hartojë një konsensus se si e shohin bashkimin kombëtar, ku e shohin, si do të bashkohemi, kur do të bashkohemi… sepse s’mund të ndërtosh një “shtëpi” pa pasur projekt.

UBT

Partitë shqiptare kudo që janë nuk kanë asnjë projekt mbarëkombëtar dhe në këtë drejtim nuk ekziston as konsensusi mbarëkombëtar. Deklarimet për bashkim kombëtar janë parulla të politikanëve që ia hedhin popullit vetëm sa për të përfituar poenë politik”, ka thënë Mehmeti, shkruan Zëri.

Ky i fundit ka deklaruar se politikanët shqiptarë në përgjithësi kujtojnë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim vetëm në kohën e zgjedhjeve kur iu duhet vota e tyre. “Prandaj deklarimet e fundit të klasës politike me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duhet të shihen nga ky këndvështrim, sepse po të zhvilloheshin gjërat sipas dëshirës së partive politike, ne do të kishim aq Shqipëri, sa kemi edhe parti politike. Politikanët tanë sikur të kishin punuar për bashkimin nuk do të grindeshin së pari në mes veti”, ka thënë analisti Kim Mehmeti.