RCCOLA

Ideja e Shqipërisë etnike u formësua në Kosovë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vlerësuar rolin e Kosovës në themelimin e shtetit shqiptar duke thënë se ideja e Shqipërisë etnike është ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe kjo ide ka lindur pikërisht në Kosovë.

“Në Kosovë dhe në lëvizjet e saj u formësua ideja e Shqipërisë etnike, ideja e shtetit shqiptar në të gjitha territoret ku shqiptarët ishin shumicë etnike, vazhdimësi gjeografike, ide kjo e bazuar dhe në qëndrime e parime të kohës, por të parespektuara nga Fuqitë e Mëdha. Faktikisht Kosova, me lëvizjet e saj të mëvonshme, u shndërrua në djepin e krijimit të Shqipërisë etnike. Shqipëria etnike ishte bashkim i të gjitha vilajeteve në një shtet të vetëm”.

Uji Dea

“Ideja e Shqipërisë etnike është ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Ishte përgjigja më e shkëlqyer, më e drejtë e zgjidhjes së çështjes shqiptare, çështje kjo e krijuar nga fqinjët grabitqar dhe jo nga shqiptarët, sepse ata nuk kishin një pëllëmbë tokë territore të kombeve të tjera”.

“Ne erdhëm në këtë 100 vjetor si një komb, i cili në Shqipëri historinë e kishte të bazuar mbi një falsifikim të tmerrshëm dhe në Kosovë e kishte të bazuar mbi një ndalim të një pushtimi të gjatë”, ka deklaruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë në konferencën shkencore “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/