Fundamenti

Ideja e Pacollit për sjelljen e Januzajt në Shqipëri pritet të bëhet realitet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ideja e zv/kryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli që për ta joshur Adnan Januzajn të luaj për Kosovën familjes së tij t’i dhurohen prona në bregdetin e jugut, duket se do të bëhet realitet. Të paktën kështu raportojnë mediat e Shqipërisë.

Çështja e zgjedhjes se me cilën kombëtare do të luajë talenti me origjinë shqiptare i Manchester United, Adnan Januzaj, duket se do të përfshijë edhe politikën. “A1 Report” thotë se vetë kryeministri Edi Rama, së bashku me kreun e FSHF-së, shumë shpejt do të takohen me babain e Januzajt.

Mobi Casa

Në këtë takim, Rama dhe Duka do të mundohen që të bindin babain e Januzajt, që ky i fundit të zgjedhë të luajë pikërisht për Shqipërinë.

Ndihmë nga kryeministri Rama ka kërkuar edhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi, i cili thotë se Rama duhet të takohet me Januzajn për ta bindur që të zgjedhe Shqipërinë.