United Hospital

Ideja e Pacollit, e vetmja për ringjalljen e Trepçës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Modelet e prezantuara nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli për ristrukturimin e gjigantit metalurgjik Trepça, po duket se kanë mbetur të vetmet për t’u marrë parasysh nga Qeveria e Kosovës. Ata që ishin prezentë në diskutimet e para një muaji për këtë çështje, nuk i kanë deponuar me shkrim propozimet e tyre.

Vetë zv/kryeministri Pacolli konfirmon se në adresë të zyrës së tij nuk ka shkuar asnjë ide se si do të duhej të veprohej me Trepçën.

Uji Dea

Përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nuk kanë dhënë arsye përse nuk i janë përgjigjur ftesës së Pacollit për të dhënë propozime rreth Trepçës. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, merret vesh se Oda Ekonomike Gjermane është duke përgatitur një studim sa i përket kësaj ndërmarrjeje. Deri më tani, sipas numrit dy të ekzekutivit, ka pasur nga ata që i kanë dhënë mbështetje idesë, por ka pasur edhe kritika që në të shumtën e rasteve kanë qenë të pabazuara(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.