FITORJA

Ideja antikushtetuese e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera. Në Zyrën e Presidentit thonë se është e qartë se nëse arrihet marrëveshje që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kërkesa e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin e parë të Kushtetutës së vendit. Madje kjo përveç nga juristët konfirmohet edhe nga vetë Zyra e Presidentit. Por derisa juristët thonë se kjo është një ide e rrezikshme, pasi sipas tyre dobëson edhe pozitën negociuese të Kosovës, Zyra e Presidentit thotë se në rast se arrihet marrëveshja me Serbinë në përputhje me opsionin për korrigjim të kufijve, që do të mundësonte bashkimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Bekim Çollaku, këshilltar i presidenti të vendit, ka thënë për gazetën “Zëri’ se është e qartë se ndryshimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe se nëse arrihet marrëveshja që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.