United Hospital

Ide e keqe: Përse bananet nuk janë të dobishme për kafjall

/ 2 minuta lexim
HW

Të gjithë e dinë se kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, e shpeshherë në nguti e konsumojmë një banane. Të gjithëve nënat na kanë thënë se, nëse nuk arrijmë të hamë gjë, së paku të marrim një banane.

Por, me sa duket kjo pemë prapë se prapë nuk është e duhura për kafjall. Nutricistët pohojnë se, edhe pse bananet na duken si opsion i përsosur për kafjall të shpejtë, në fakt ato nuk janë. Nëse i konsumoni të vetme, bananet nuk janë opsioni më i mirë, sepse në vete përmbajnë 25 për qind sheqer. Edhe pse bananet ju japin një shtytje të re me energji, shumë shpejt do të ndiheni të lodhur dhe të uritur.

United Hospital

Më shumë janë të krijuara për zamër sesa një shujtë e përgjithshme, sepse ashtu të vetme nuk mjaftojnë për ta nisur ditën me to. Atë lodhjen dhe urinë që e ndjeni kur për kafjall keni konsumuar vetëm një banane mund ta parandaloni duke kombinuar krahas bananes ushqim me yndyra të shëndetshme, si avokado apo erëza. Pasi që bananet ju takojnë ushqimeve të tharta, ato acide duhet neutralizuar në mënyrë që të merrni vetëm dobitë nga bananet si kalium, fibra dhe magnez, e jo sheqer që shkakton rritje të shpejtë të energjisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.