17shkurt

Ide absurde

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kërkesa e Serbisë që autostrada Prishtinë-Nish të mos kalojë nëpër Merdar, vlerësohet si absurde. Ish-drejtoresha e rrugëve të Kosovës, Kaqusha Jashari thotë se ideja e Serbisë për t’u lidhur me Malin e Zi përmes Negotinit dhe Pejës, shkel marrëveshjen ndërkombëtare të autostradave.

Sipas saj, kjo është një tendencë e vjetër e Beogradit për të anashkaluar portin e Durrësit.

Nish-Merdare-Pejë. Këtë plan ka më shumë se një dekadë që Serbia kërkon ta zbatoj për të krijuar dalje, përmes Kosovës, në Mal të Zi.

Mobi Casa

Pikat nga do të kaloj traseja e autostradës që i lidhë këto dy vende janë vënë që në vitin 2002 dhe për këtë e ka marrë edhe miratimin e vendeve të rajonit dhe përkrahjen e Bashkimit Europian.

Ata që kanë qenë të inkuadruar në hartimin e projekteve të rrugëve në pjesën e Kosovës tregojnë se kjo ka qenë strategji e Serbisë që ta shmangë portin e Durrësit.

“Por, tani propozimi që të mos shkohet kah Merdari, por kah Prapashtica, e të lidhet me Leskovc e jo me Nish më ka befasuar”, thotë Kaqusha Jashari, ish drejtoreshë e Rrugëve të Kosovës.(express)