ICO të instalohet në Medvegjė , Bujanoc dhe Preshevė

Nga Refik Hasani- Të instalohen forca mbikëqyrëse me mision civil dhe ushtarak edhe në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë.
Kërkojmë dhe presim që të hapet zyra ndërkombëtare civile në këto tri komuna. Ne Intelektualët kërkojmë që Pieter Faith , që udhëhoqi zyrën ndërkombëtare civile në Kosovë që nga viti 1999 , të vazhdon misionin në këto tri Komuna pasi është i vetmi misionar ndërkombëtar që ende është edhe pak kohë me mandat në Kosovë .
Ky mision ka njohuri më të mira për krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .
Feith ishte vet i pranishëm gati gjatë terë luftës së armatosur në mesë të UCPMB-së dhe ushtrisë vrastare serbe.
Ishte hartues , monitorues dhe garantues nga ndërkombëtaret për marrëveshjen e Konqulit .
Prandaj Pieter Faith , vetëm të vazhdoj aty ku ka mbet pasi edhe pas më shumë se një dekade nga arritja e ndërprerjes së luftimeve dhe arritjes së marrëveshjes së Konqulit gati nuk ka përmirësim të jetës në këtë krahinë shqiptare .
Asnjëherë nuk është mbledhur ekipi që planifikoi , përgatiti, morri pjesë , paraqiti firmën e tij, por edhe garantoi në këtë marrëveshje nuk është konsultuar , për plotësim , pasurim , heqje apo diçka të ngjashme.
Pse në Mitrovicë që nga muaji maj 2012 është hapur zyra civile ndërkombëtare , kurse në ketë krahinë gati nuk kemi dhe është mbet nënë mëshirën dhe monitorimin e gati vetëm të Beogradit .
Sa më parë që është e mundur pasi kjo pjesë po zbrazet në mënyrë të heshtur.