RCCOLA

Ibush Hetem Haziri tërë jetën në shërbim të çështjes kombëtare, njeri i fjalës, i aksioneve dhe i besës

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ibush Hetem Haziri nga Bresalci i Gjilanit konsiderohet si njëri nga themeluesit kryesor të NDSH për rrethin e Gjilanit. Një njeri fjalë pak, një burrë i urtë, i ditur, i mençur, trim dhe patriot i devotshëm, njeri i sakrificave dhe aksioneve të mëdha. Ibush Haziri punoj, veproj dhe jetoi ndershmërisht dhe vertikalisht. U nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, por mbrapa ka lënë një bagazh aq të madh dhe në dobi të Anamoravës e Kosovës, saqë duhen vite të tëra për ta trajtuar rolin e tij në zhvillimet e shumta historike të asaj kohe.

Të gjithë e kanë njohur si njeri të qetë, të urtë, të sjellshëm, familjar, njeri që ka qen në gjendje të flas me orë të tëra për zhvillimet politike dhe për sherret e Serbisë. Këmbëkryq ishte në gjendje të rrinte me orë të tëra vetëm të jepte shpjegime për historinë dhe luftërat që ka zhvilluar, të fliste e rrëfente për vuajtjet e përjetuara burgjeve serbe duke filluar nga Gjilani, Prishtina deri në Sarajevë.

Ibush Haziri ishte përjetues i vuajtjeve të mëdha, i maltretimeve të shumta që bënte pushteti i asaj kohe. Ishte i pa kompromisë në atë që e thoshte, por dëgjonte këshilla dhe ishte në gjendje të duronte edhe më të riun.

Shpesh kur fliste për ngjarjet e rënda të kohës së tij, shumë njerëz ose miq e kishin të vështirë ta besonin rolin që kishte pasur ai dhe grupi i tij për të sensibilizuar dhe forcuar luftën guerile kundër forcave çetnike serbe.”Shkau është dinak, pa zemër dhe i pabesë” ishin këto fjalët e Ibush Hazirit që shpesh ua transmetonte gjeneratave të reja. Duke pasur parasysh karakterin e tij prej plakut të urtë e të drejtë asnjëherë nuk përfitojë benificione dhe asnjëherë nuk doli para kamerave apo shtypit për të rrëfyer për vuajtjet e tij dhe të familjes së tij. Ai të vetmin përfitim që e kishte, ishte familja e tij që e gjeti gjallë pas kthimit nga burgu.

Familja e tij kishte vuajtur mjaft, por sot ata janë krenar për veprat dhe heroizmin që ka treguar dhe ua ka lënë trashëgimi fëmijëve të tij. Fadil Haziri njëri nga djemtë e Ibushit shprehet me shumë krenari teksa flet për babain e tij dhe torturat që ka përjetuar në kazamatet serbe. “Baba ka ndejtë nëpër burgje me njerëz të ndryshëm deri edhe tek Millovan Gjilalsi. Ka pasur oratori të madhe dhe i ka njohur gjërat shumë më mirë se politikanët tanë. Vërtet jam i lumtur dhe ndihem krenar që baba na la këtë vlerë dhe pasuri të madhe,që i dedikohet çështjes kombëtare” u shpreh Fadili.

Po kush ishte në fakt Ibush Haziri dhe çfarë flasin dokumentet për rolin e tij

Ibush Haziri me të drejtë mund të thuhet se në ditët më të vështira pati guxim dhe punoi për të mbajtur gjallë luftën në rrugën drejtë lirisë. Ishte kyçur në luftë në vitin 1944 kundër aradheve çetnike – serbe të cilat ishin vërsulur për të shkatërruar lëvizjen kombëtare shqiptare, kurse menjëherë pas këtij viti Ibushi i bashkëngjitet grupit të Adem Gllavicës,i cili ishte vendosur në Zhegovc dhe ka marrë pjesë aktive në luftën e Ferizajit dhe Gjilanit.

KKVITI

Në vitin 1947 në shtëpinë e tij në Bresalc formoi grupin e NDSH-së për rrethin së bashku me vëllain e tij Agushin, kurse më pas arrestohen më 14 nëntor 1949, dhe në vitin 1950 me një gjykim që zgjat vetëm një javë në Gjyqin e qarkut në Prishtinë dënohen që të gjithë.

Agushi dënohet me vdekje, kurse Ibushi me 20 vjet burgim. Derisa Ibush Haziri vuan burgun e tij nëpër burgjet famëkëqija serbe, vëllai i tij Agushi gjatë një përpjekje për të ikur në Shqipëri së bashku me gruan e tij Qibrien, Hasan Alinë dhe Mustafë Kokën vriten tradhtisht në mënyrën më mizore.

Ibush Haziri nëpër burgjet serbe kishte qëndruar së bashku me Adem Demaqin e Millovan Gjillasin, ndërsa në vitin 1962, pas mbajtjes së 14 viteve burg të rëndë lirohet me amnistinë e vitit 1962.

Ibush Hazirin mund ta harrojë Bresalci, Gjilani e Anamorava, por nuk e harron për asnjë moment Kosova, sepse ai ishte i përmasave kombëtare dhe i tejkalon kufijtë lokal.

Dashuria e tij për atdheun, respekti që kishte për gjeneratat e reja, motivi që u jepte të rinjve për tu shkolluar e arsimuar, pjekuria e tij prej kolosi e bëjnë Ibush Hazirin një legjendë të gjallë, pas të cilit mblidhen e përkujtohen vetëm momente e qaste pozitive.

Ibush Haziri do të jetoj e mbijetojë gjatë, emri i tij do të përmendet në shumë ndeja, takime e oda burrash, pavarësisht nëse pushteti komunal i Gjilanit do i jep vendin e merituar. Historia tashmë ka folur për Ibush Hazirin./rajonipress/