Ibuprofeni qetëson ndryshe burrat ndryshe gratë

Hulumtuesit e dinë se qetësuesit siç është ibuprofeni mund të ndihmojë po ashtu me lehtësimin emocional, por është gjetur se efekti i këtij hapi tek meshkujt dhe femrat dallon.
Burrat që marrin këtë hap raportojnë ndjenja më të ashpra të refuzimit, ndërsa gratë ndjehen më mirë pasi e pinë atë.
Ata thanë se ky hulumtim mund të hapë rrugën se si meshkujt dhe femrat tejkalojnë problemet emocionale, dhe si më së miri mund tw dalin nga këto probleme. Hulumtimi i fundit tregon se çfarëdo dhimbje aktivizon regjionet e caktuara të trurit dhe me këtë mund të shihet se ka dallime në përjetimin e dhimbjes nga këto dy gjini.
Hulumtimi i bërë nga profesoresha Anita L. Vangelisti në Universitetin e Teksasit në Austin, tregon metodat e reja se si mashkulli dhe femra mund të ndihmojnë njëri tjetrin nga dhimbja emocionale.
Sipas studimit të saj, “Reducing social pain”, dallimet gjinore në përjetimin e dhembjes fizike, gratë që marrin këtë hap kanë pasur më pak intensitet të dhimbjes dhe përjetuan më pak dhimbje se partnerët meshkuj, të cilët ndjenin më shumë dhimbje emocionale.
“Dhimbja emocionale është pjesë e çfarëdo lidhje të afërt, pra duke mësuar si të komunikojmë dhe të mendojmë kur jemi në këto situata gjatë këtyre lidhjeve është shumë e rëndësishme”, tha Vangelisti.
Ekzistojnë disa dëshmi. Për meshkuj, pjesa e trurit që mundëson të rregullohen emocionet e tyre është e lidhur me pjesën e trurit që proceson ndjenjën fizike dhe emocionale. Nëse është kështu, duke marrë hapa qetësues nuk janë më në gjendje të fshehin apo të shtypin ndjenjat e tyre.
© KOHA.net