Uji Dea

Ibraimi rikthehet te Shkendija: Jam shumë i lumtur, është klubi im i zemrës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti i ri i Shkëndijës, Agim Ibraimi, ka folur për kanalin e klubit pasi ka kompletuar lëvizjen e tij në fanellën kuqezi.

Sulmuesi 30 vjeçar bëhet përforcimi i parë i Shkëndijës në afatin kalimtar të janarit dhe në fjalët e tij të para si kuqezi nuk fsheh entuziazmin që rikthehet në klubin e tij të zemrës.

“Është moment që nuk përshkruhet më fjalë. Jam shumë i lumtur që jam sërisht këtu. Bëhet fjalë për klubin tim të zemrës dhe asnjëherë nuk kam dyshuar se një ditë do të kthehem.”

Uji Dea

Ndarja me Shkëndijën në moshë shumë të re ishte vetëm fizike për Ibraimin dhe ai thotë se kuqezinjtë kanë qenë në zemrën e tij gjithandej.

“Kujtoj çastet e fëmijërisë te Shkëndija dhe ndjenjën kur jam ndarë me klubin dhe familjen në moshë shumë të re. Kjo ka bërë që çdo sukses që kam arritur në karrierën time me klubet ku kam luajtur të jem entuziast që ato gjëra t’i përjetoja me Shkëndijën, qoftë titujt apo sukseset në Kupat e Evropës.”