Mobi Casa

Ibraimi me Mariborin vazhdojnë në Champions

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Maribori triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Celticut për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra sllovene, Maribor, ka arritur të sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi ku paraqitet futbollisti shqiptar, Agim Ibraimi triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Celticut dhe me rezultat të përgjithshëm, 2:1, kaloi tutje.

Ibraimi luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke pasur një paraqitje tejet të mirë.

Eco Higjiena

Tutje ka kaluar edhe Porto, skuadër e cila triumfoi 2:0 në takimin e dytë ndaj Lille, teksa në të parin kishte fituar 1:0.

Edhe Zeniti siguroi një vend në fazën e grupeve me lehtësi, duke eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7:0 Standard Liegen.

APOEL-i dhe Bate Borisov janë dy skuadrat tjera që kaluan tutje. Izraelitët triumfuan 4:0 ndaj Aalborgut sonte, teksa Bate fitoi 3:0 ndaj Slovan Bratislavas.