UBT

Ibraimi kapet me drejtorin e Mariborit, suspendohet

/ 2 minuta lexim
HW

Agim Ibraimi është suspenduar nga skuadra e Mariborit pasi është kapur me drejtorin e skuadrës, Zlatko Zahovic. Sulmuesi i shqiptarë i Maqedonisë, Agim Ibraimi nuk është duke kaluar momente të mira te skuadra sllovene, Maribor.

Ish anëtari i Shkëndisë së Tetovës dhe Caglarit është suspenduar nga skuadra sllovene, ne kohe te pacaktuar, pasi është kapur me drejtorin e skuadrës, Zlatko Zahovic, përcjell Express.

Ibraimi dhe Zahovic kanë shkëmbyer disa mesazhe të nxehta mes vete, të cilat janë publikuar në mediat sllovene dhe në profilin e sulmuesit tetovar në Facebook.

Ibraimi ka bërë të ditur se është fyer nga drejtori sportiv i Mariborit, Zlatko Zahoviq që u ka dalë në mbrojtje tifozëve, të cilët kanë vizituar lojtarët në stërvitje dhe i kanë sulmuar ata me fjalë të rënda. Këtu Ibraimi nuk është pajtuar dhe është fyer nga Zahoviq.

HW

“Mua nuk më penguan fjalët e tifozëve, por fjalimi i Zahoviqit. Ai humbi toruan për shkak se kundërshtova dhe kërkova që të jetë më i butë në fjalim. U mundova t’i qetësoj gjërat, por ai insistoi që të largohem”, thotë Ibraimi.

Ai u ka kërkuar falje tifozëve të klubit dhe ka thënë se nuk ka asgjë kundër tyre apo ekipit. “Zahoviq më ka fyer rëndë. Ai njëkohësisht fyeu kombin tim dhe religjionin tim”.

Ibraimi ka kontratë me Maribonin deri në vitin 2017, por sipas gjitha gjasave do të largohet nga ekipi gjatë verës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.