UBT

Ibrahimi: Qeveria ua pezullon komunave 37.5 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin tha se në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës.

“Kjo është hera e parë që një dispozitë e tillë parashihet me ligjin mbi ndarje buxhetore sepse viteve të kaluara është thënë që të hyrat vetanake mund të barten nga vitet fiskale paraprake e jo vetëm nga një vit paraprak”, tha ai.

FITORJA

“Kjo i bie që komunave do t’ju barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023 por assesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’i barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmirësimin e jetës së qytetarëve nuk do të mund të ndodhin. Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi i Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.