ARKATANA

Ibrahimi nga AKK: Për shkak të MAPL-së komunat i humbën miliona euro për Skemën e Grantit të Performancës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë sot se komunat për shkak të MAPL-së i humbën miliona euro për Skemën e Grantit të Performancës.

Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin theksoi se sipas informatave të konfirmuara, Komisioni Evropian ka refuzuar përfundimisht aplikimin e dorëzuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për shkak se dokumenti nuk ka përmbushur kriteret dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, komunat e Kosovës do të mbeten pa përkrahje në fonde të konsiderueshme, duke humbur deri në 12 milionë euro për Skemën e Grantit të Performancës, mjete që ishin të dedikuara për komunat dhe qytetarët e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Ky është një sinjal shumë shqetësues. Komunat po privohen nga mjete jetike për shkak të mungesës së përgatitjes dhe profesionalizmit në nivel qendror. Refuzimi nga Komisioni Evropian nuk është thjesht një humbje financiare, por edhe një paralajmërim serioz për mënyrën se si qeverisja qendrore po menaxhon raportet me donatorët ndërkombëtarë”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se AKK ka kërkuar vazhdimisht sqarime nga MAPL lidhur me këtë situatë, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

“Kjo mungesë transparence e lë qeverisjen lokale në terr për një çështje me pasoja të mëdha për komunat. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme, transparencë të plotë dhe rishikim urgjent të mënyrës se si trajtohen interesat e komunave në raport me BE-në dhe donatorët tjerë. Komunat nuk duhet të mbeten peng i papërgjegjësisë institucionale”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.