UBT

Ibrahimi: MFPT-ja po pengon komunat në realizimin e projekteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po i pengon komunat në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.

Përmes një deklarimi për IndeksOnline, Ibrahimi tha se kërkesa e MFPT-së për ndalimin e proceseve të vlerësimit të pronës komunale është e papatranueshme, arbitrare dhe e pabazuar.

“Vlerësimi i pronës përbën një proces teknik dhe përgatitor, i cili nuk ka karakter vendimmarrës dhe nuk ndikohet nga kufizimet ligjore që vlejnë pas shpalljes së zgjedhjeve për vendimet politike të Kuvendeve Komunale.

MFPT, përmes kësaj ndërhyrjeje të paarsyeshme, po cenon drejtpërdrejt autonominë funksionale dhe kompetencat e garantuara ligjërisht të pushtetit lokal, duke krijuar barriera burokratike dhe vonesa të qëllimshme që mund të paralizojnë zhvillimin komunal për një periudhë që shkon deri në mars 2026” tha Ibrahimi.

FITORJA

Sipas tij, kjo qasje përbën shkelje të parimeve të decentralizimit, dëmton interesin publik dhe minon punën përgatitore për projekte të rëndësishme në dobi të qytetarëve, të cilat varen nga këmbimi i pronës dhe finalizimi i dokumentacionit teknik. Komunat nuk mund të penalizohen për shkak të fushatës zgjedhore, kur puna e tyre është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Ai ka listuar kërkesat e AKK-së për MFPT-në, e që përfshijnë tërheqjen e menjëhershme të kësaj kërkese, repsektimin e Kushtetuës dhe të mos pengojë punën legjitime të administrative komunale.

Kjo e fundit, sipas Ibrahimit, po bëhet nëpërmjet interpretimeve politike dhe veprimeve të njëanshme./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.