Hidromorava

Ibrahimi: Komunat po penalizohen nga Qeveria

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Qeveria është duke kundërshtuar dy ligje që rregullojnë funksionimin e komunave.

Kështu të paktën konsideron kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kjo për arsyeje se me projektligjin e buxhetit për vitin 2023, Qeveria parasheh që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.

“Qeveria në mënyrë të pa drejt, pa koordinim me komunat, pa as një koordinim me Asociacionin e Komunave të Kosovës ka ndërmarr një veprim ku në Projektligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2023 në nenin 9 ka futur pikën 6 që mjetet financiare të cilat komunat nuk i kanë shpenzuar deri në përfundim të vitit të kaluar t’i merren”.

“Nëse bëhet një veprim i tillë bije ndesh me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe me Ligjin për financat lokale”, deklaroi Ibrahimi.

Ai thotë se me këtë vendim Qeveria është duke i penalizuar komunat, prandaj kërkesë e tij është që ky vendim të tërhiqet.

“Komunat e kanë autonomin e plotë në baze të këtyre dy ligjeve që mjetet të cilat burojnë nga të hyrat vetanake edhe nëse nuk shpenzohen të barten në vitin e ardhshëm. Në bazë të analizave tona këtu janë më dhjetar miliona euro”, deklaroi për EO.

Eco Higjiena

“Ne kërkojmë që qeveria ta heqë atë pik, sepse kjo është e pa drejtë, nëse një veprim i tillë do të ndodh atëherë kryetarët e komunave dhe AKK-ja do të ndërmarrin nisma ligjore që kjo të ndalohet”.

Ibrahimi, bëri të ditur se kjo është qeveria e parë që po mundohet t’i marrë të hyrat vetanake të komunave.

“Kjo është e padrejte dhe është antiligjore, në historinë e Republikës së Kosovës është qeveria e parë e cila mundohet që të hyrat vetanake të komunave t’i marr dhe t’i transferoj ato në nivel qendror, është e pa drejt që mjetet e një komune t’i merren dhe t’i dhurohen një komune tjetër, sepse ato mjete janë marr nga qytetarët e asaj komune përkatëse”.

Një reagim ndaj buxhetit që është ndarë për Komunat e Kosovës, e ka bërë edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Edhe, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, buxhetin e Kosovës për vitin 2023 e ka konsideruar si shumë më të ulët sesa atë të viteve paraprake.

Kritika ndaj buxhetit kishin adresuar edhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami duke thënë se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave e as rritjen e pensioneve.