Ibrahimi: Do të jemi kujdestar i Kurtit e ministrave, brengë mosndarja e drejt e buxhetit

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, tha se takimet e kryetarëve te komunave më Qeverinë janë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Duke komentuar takimin e së martës të kreut të ekzekutivit me krerët e komunave, Ibrahimi i tha Ekonomia Online, se kjo është një mundësi e mirë në mënyrë që të diskutohen sfidat, brengat e komunave dhe gjetja e mënyrave për zgjidhjen e problemeve.Ai tha se si Asociacionit do ta kenë edhe rolin e kujdestarit se sa kryeministri dhe ministrat të cilët kanë qenë prezentë në takim do t’i zbatojnë zotimet e dhëna.

“Me ftesën e Kryeministrit Albin Kurti, u mbajt takimi i përbashkët mesë disa ministrave të qeverisë, kryeministrit dhe kryetarëve të komunave. Këto takime janë të mirëpritura dhe më se të mirë se ardhura dhe të domosdoshme në mënyrë që të diskutohen sfidat, brengat e komunave dhe gjetja e mënyrave për zgjidhjen e problemeve. Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës, përkatësisht kryetari i AKK-së Agim Aliu, ka ngritur shqetësimet, sfidat dhe brengat e komunave e komunave në atë takim. Ne si Asociacion do ta kemi edhe rolin kujdestar se sa kryeministri dhe ministrat të cilët kanë qenë prezentë aty do ti zbatojnë zotimet”, tha ai.

Ai tha se në takim u bë e qartë se ka ndarje jo të drejtë buxhetit për investime kapitale për komunat, raporton EO.Madje ai pret bashkëpunim më të sinqertë nga ana e Qeverisë edhe sa i përket hartimit e plotësim ndryshimit të ligjeve.“Një ndër brengat kryesore është e kryetarëve të komunave është mos ndarja e drejt e buxhetit për investime kapitale me mjete financiare të cilat vijnë nga Qeveria e Kosovës. Një ndër çështjet që është ngritur është edhe Grandi i katër, sepse kjo ndërlidhet me mos ndarjen e drejt e cila vlerësohet nga kryetarët e komunave të mjeteve financiare për investime kapitale nëpër komuna. Ne mendojmë që ka ardhur momenti i fundit që grandi i katër për investime kapitale të themelohet”.“Është bërë thirrje që të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë, më të sinqertë dhe shpresojmë që të gjitha premtimet të cilat u dhanë nga niveli qendror do te përmbushen. Jemi në viti 2023 jemi duke e pritur strategjinë legjislative, e cila hartohet nga Qeveria dhe pastaj do të jemi në grupe punuese. Po shpresojmë që gjatë këtij viti ligji për ndërmarrje publike do të amandamnetohet sepse ka brenga nga kryetarët e komunave. Ligji për financa lokale i cili është shtylla kryesore sa i përket financave lokale. Ligji për prokurim publik duhet të amandamentohet sa më shpjet që është e mundur”, tha ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS