RCCOLA

Ibrahimi: Brezi kufitar meriton më shumë përkrahje institucionale e solidaritet njerëzor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gëzim Ibrahimi kryetar i nëndegës së AKR -së në lagjen e tetë dhe anëtar i kryesisë së degës thotë se banorët e fshatit Muçibabë po jetojnë në kushte të rënda dhe të mjerueshme dhe për pasojë fshati është boshatisur edhe nga ato pak shtëpi që kanë mbetur të jetojnë atje në kushte katastrofale për jetesë.

Gëzim Ibrahimi nga AKR-ja është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me kushtet e vështira të jetesës që kanë banorët e fshatit Muçibabë.

Sipas tij ky fshat pothuajse i boshatisur ka mbetur nën mëshirën e fatit sepse askush nuk kujdeset që banorët e mbetur të jetojnë me dinjitet dhe me kushtet elementare të jetesës.
“Pak për shkak të neglizhencës nga komuna, që nga paslufta e pak nga disa njerëz qe kanë pasur mundësi me ba ma shumë për fshatin e tyre e nuk janë treguar syqel e solidar me hallet e banorëve të Muçibabës. Andaj është koha e fundit që banorët e Muçibabës të mendojnë për njerëzit e tyre dhe për ata që vërtet kujdesen maksimalisht për kushtet e tyre” thotë Ibrahimi.

Mobi Casa

Ibrahimi thotë se asnjëherë pas luftës në të pestë legjislaturat e Kuvendit nuk është zgjedhur ndonjë asambleist apo drejtor komune. “Tani që zgjedhjet janë në prag është momenti i fundit që bashkëfshatarët e mi të vetëdijesohen dhe të mendojnë mirë sepse përndryshe rrugët që janë në gjendje të mjerueshme dhe hallet e shumta në fshat do të vështirësohen edhe më shumë” u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi mendon se brezi kufitar meriton më shumë respekt dhe kujdes edhe institucional, por edhe njerëzor.”Të investosh në brezin kufitar do të thotë të investosh në të ardhmen e gjeneratave të reja” shprehet Ibrahimi./rajonipress/