UBT

Ibrahimi: AKR është e fuqishme në Gjilan, do të ketë befasira pozitive në finalen e madhe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gëzim Ibrahimi aktivist  në degën e AKR-së në Gjilan thotë se ky subjekt politik ka fuqi organizative dhe gjithnjë e më shumë po rritet e fuqizohet. Anëtarësia e AKR-së është e mobilizuar dhe ne presim befasira të shumta dhe pozitive në zgjedhjet e tetorit thotë Ibrahimi.

Ai thotë se AKR është e mobilizuar dhe e përgatitur për aktin final të 6 tetorit.”Jam i kënaqur me angazhimin e degës dhe të anëtarësisë e cila po tregon interesim të jashtëzakonshëm për të arritur rezultatin e dëshirueshëm” u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se në AKR e Gjilanit ka aderime të shumta dhe ato vijnë nga të gjitha shtresat e qytetarëve, por edhe nga subjektet tjera politike.”Lista e kandidatëve të koalicionit është premtuese dhe kandidatët tanë janë vërtet kredibil dhe me autoritet. Presidenti Pacolli ka punuar gjatë që degët e AKR-së të jenë stabile dhe të gatshme për çdo sfidë” u shpreh Ibrahimi.

UBT

Ibrahimi tha se pret rezultat shumë inkurajues për finalen e madhe që pritet të kurorëzohet më 6 tetor./rajonipress/