Eko Higjiena

Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se 11 komuna ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal.

Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin tha se kjo situatë ka ndikuar negativisht në funksionimin e kuvendeve komunale.

“Aktualisht, 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Kjo situatë është reflektim i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi është në proces zgjedhor, ndërsa më 09 nëntor mbahet edhe balotazhi në disa komuna, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe procesin e miratimit të buxheteve”, theksoi Ibrahimi.

Ai tha se për këtë arsye, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave shtyerjen e afatit për vendimmarrje lidhur me buxhetet komunale, në mënyrë që komunat të kenë hapësirën e nevojshme ligjore për të përfunduar procedurat pas përfundimit të procesit zgjedhor.

FIDANISHTJA

“Është me rëndësi të theksohet se, edhe pse këto komuna nuk e kanë miratuar ende buxhetin, nëse ato i miratojnë buxhetet e tyre përpara se Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën për miratimin e buxhetit të shtetit, ekziston mundësia që këto buxhete të përfshihen dhe të miratohen bashkërisht me buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Ibrahimi po ashtu pohoi se “ky hap është thelbësor për të shmangur pasojat e financimit me 1/12, për të siguruar vazhdimësinë e projekteve kapitale dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.