Hidromorava

Ibrahim Uruqi kolosi i lirisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kolosi e dëshmori i madh i kombit, Ibrahim Uruqi – Hushi, ra në betejën e Marevcit për tu mos u harruar kurrë se gjaku i tij është liria e Kosovës.”Hushi” siç e thërrisnin të gjithë, asnjëherë nuk u gjunjëzua para okupatorit Serb, ai e luftoi me gjak këtë okupator shekullor i cili donte ta shfaroste nga faqja e dheut popullin shqiptarë.

Ideali i dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi, ishte që populli i tij të jetë i barabartë si të gjithë popujt anembanë botës, e jo të jenë të shtypur e të masakruar vetëm pse folnin gjuhën e ëmbël shqipe që aq shumë e deshti.

Sot 21 vite, me 21 prill 1999, Ibrahim Uruqi – Hushi, ra në altarin e lirisë duke i dhuruar popullit gjakun e tij për liri.

Sot pas 21 vitesh, Shemsi Syla, Zv.Komandant i Zonës Operative të Karadakut, me admirim kujton bashkëluftëtarin e tij, Hushin.
“Hushi luftoi gjerë në frymën e fundit për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i rrallë dallohej për trimëri të rrallë, ai kishte një ideal që nuk e zprapste
në asnjë moment e ajo ishte liria e popullit shqiptarë, Ibrahim Uruqi ra në betejë e Marevcit e gjaku i tij është liria e Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dëshmorit të kombit Ibrahim Uruqi”.

Mobi Casa

Në kujtimin e përvjetorit të dëshmorit, Ibrahim Uruqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, ka përkujtuar.
“Lajmin për rënien e Ibrahim Uruqit – Hushit, e kam përjetuar shumë rëndë. E kam pritur ardhjen e tij deri më 15 qershor, kur ma konfirmuan se Hushi i ishte bashkuar radhëve të dëshmorëve dhe nuk do të na kthehet më, duke u shndërruar në roje të përjetshme të lirisë së Kosovës. Hushi u bë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje, lagje e qytet, por kudo që jetojnë shqiptarët në trevat etnike. Me krenari e them që jam i nderuar, që jam edhe unë njëri nga shokët që ka ecur në një kohë të vështirë, të gjatë e të rëndë me Hushin. Lavdi e përjetshme!

Sot në lirinë të cilën po e gëzojmë fal gjakut të dëshmorëve të kombit, Shkolla Fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc me krenari mbanë emrin e kolosit të lirisë.

Familjarët, shokët, qytetarët, fshatarët e bashkëluftëtarët, sot me nder e respekt kujtojnë veprën heroike të kolosit të lirisë, Ibrahim Uruqi – Hushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.