FITORJA

Ibrahim Uruqi – Hushi simbol i qëndresës e sakrificës për lirinë e vendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kalojnë vite, kalojnë edhe dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorin e kombit, Ibrahim Uruqi-HUSHI, mbetet i freskët në mendjet tona në historinë e kombit tonë.

“Hushi” siç e thërrisnin të gjithë Ibrahim Uruqin, është nderi dhe krenaria e popullit të Kosovës. Vetëflijimi i tij është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për “Hushin” nuk shuhet kurrë, ai është gjithmonë në mendjet e zemrat tona ashtu siç është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij.

Tek Ibrahim Uruqi që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit e patriotizmit për kombin e atdheun.

Sakrifica e Ibrahim Uruqit u ndërtua për liri, ai shpesh thoshte,” Liria ndërtohet me jetera të rënësh, ndërtohet me gjak e ndërtohet me dëshmor. Pa dashuri ndaj atdheut nuk ka liri”.

Nëpër shtigjet që hapi “Hushi” me shokët e tij duke shkrirë jetët e tyre të njoma ku marshuan e luftuan krenarë, UQK-ja është amanet i cili është obligim i ynë për ta ngritur në piedestalin më të lartë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

Fundamenti

Ibrahim Uruqi krenaria e kombit shqiptarë, luftoi gjoks me gjoks me forcat serbe, ai ishte i vendosur e sy shqiponje me zemër luani, ai nuk diti se çka është frika edhe pse shumë herë i dërmuar nëpër kazamatet serbe, Ibrahim Uruqi bëhej edhe më i fortë drejt lirisë së popullit të tijë.

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi-HUSHI, ra në altarin e lirisë në lagjen e Bullovit në Marec me 21 prill të vitit 1999, për të mos vdekur e harruar kurrë.

Sot me shumë krenari e nostalgji për këtë trim të kombit shqiptar, emrin e tij e mbajnë edhe rrugë në Gjilan e shkolla fillore ne Bresalc.

I lart është çmimi i lirisë, ai lahet me gjak për të jetuar gjeneratat e ardhshme në liri. Lavdi, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dëshmorit të kombit, Ibrahim Uruqi-Hushit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.