United Hospital

Ibrahim Uruqi – Hushi, për lirinë e vendit ai tokën e skuqi

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Kalojnë vite , kalojnë dekada , por kujtimet s’i djeg prushi ,
Ndërsa kujtimi për dëshmorin e kombit , Ibrahim Uruqi – HUSHI ,
Mbetet i freskët në mendjet tona,në historinë e kombit tonë –
Do t’ kujtohet dhe nderohet për gjithmonë !

“Hushi” , siç e thërrisnin t’ gjithë Ibrahim Uruqin –
Qëndresa dhe sakrifica e tij , kurrë nuk huqin !
Vetëflijimi i tij është lapidari kryesor i lirisë –
Hushi është simboli i qëndresës dhe krenarisë !

Kujtimi për”Hushin” nuk do t’ shuhet kurrë –
Ai ka qenë luftëtarë , trim dhe burrë !
Ai është gjithmonë n’ mendjet edhe n’ zemrat tona –
Ashtu siç është dielli n’ orë t’ hershme e t’ vona !

Tek Ibrahim Uruqi që nga vitet e hershme të rinisë –
Ishin vërejtur shenjat e besnikërisë dhe trimërisë !
Shenjat për kombin , atdheun e guximit ,
Shenjat e lirisë , pavarësisë dhe patriotizmit !

Sakrifica e Ibrahim Uruqit u ndërtua për liri njerëzish ,
Ai shpesh thoshte :”Liria ndërtohet me jeta të rënësh !
Ndërtohet me gjak , heronj e dëshmorë –
Pa dashuri ndaj atdheut nuk ka liri , as dasmorë “!

Nëpër shtigjet që hapi “Hushi” , me shokët e tij luftëtarë –
Duke shkrirë jetët e tyre , luftuan krenarë ”
UÇK-ja është amaneti i cili është obligim i yni –
Që t’ ia ruajmë vlerat e saj , porsi dritë të syrit !

ARKATANA

Për ta ngritur në piedestalin më të lartë –
Të sakrificës për çlirimin e atdheut të artë !
Ibrahim Uruqi – krenaria e kombit shqiptarë ,
Luftoi gjoks me gjoks me forcat serbo barbarë !

Ai ishte i vendosur me sy shqiponje , me emër luani –
Që s ‘ kursente asgjë n’ këtë botë , vetëm t’ ketë liri vatani !
Ai nuk dinte çka është frika nëpër kazamate t’ serbëve barbarë –
Ibrahim Uruqi bëhej më i fortë drejt lirisë së popullit shqiptarë !

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi – HUSHI,
Ra n’ altarin e lirisë, n’ lagjën e Bullajve, në Marec si prushi !
Më 21 Prill të vitit 1999 –
Për të mos vdekur kurrë , as harruar nga çdo anë !

Sot me nostalgji edhe shumë krenarë ,
Për këtë trim të madh të kombit shqiptar –
Emrin e tij e mbajnë ca rrugë n’ Gjilan me palc
Edhe shkolla fillore në fshatin Bresalc !

I lartë është çmimi i gjakut nëpër luftë për trimëri –
Ai lahet me gjak për të jetuar gjeneratat e ardhshme në liri !
Lavdi , i qoftë dheu i lehtë i Kosovës , së prushit –
Dëshmorit të kombit , Ibrahim Uruqit – Hushit !

Gjilan, më 21.04.2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.