FITORJA

Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekt i Pavarësisë së Kosovës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit dr. Ibrahim Rugova, nën patronatin e presidentes së Kosovës dr. Vjosa Osmani – Sadriu, në kuadër të “Flakës së Janarit”, është mbajtur Akademi Përkujtimore për ish-presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Kjo akademi ka nisur me paraqitjen e Korit të Grave “Muzat”, të cilat kanë kënduar Himnin e Kosovës dhe “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, i njohur si Himni i Rugovës. Në këtë akademi kanë marrë pjesë krerët më të lartë të vendit, dr. Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish-kryetar i Kosovës, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, familjarë të ish-presidentit Rugova dhe të tjerë.

Fillimisht në cilësinë e nikoqirit është paraqitur kryetrari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka thënë se Ibrahim Rugova ka lënë një veprimtari të gjatë politike, e cila vazhdon të mbetet trashëgim i brazave që vijnë pas tij.
Pasi ka folur për jetën e dr. Ibrahim Rugovës, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se në këtë muaj, Gjilani përkujton dëshmorët e kombit, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që na lë të kuptojmë se ajo që është arritur sot është bërë me shumë mund e sakrificë të brezave të tërë para nesh e ndër ta edhe dr. Ibrahim Rugova ishte i pareshtur dhe i palodhur në angazhimin e tij në të mirën e vendit, ai e përfaqësonte popullin shqiptar, duke qenë profesor universiteti e një ndër vlerat më të mëdha të tij ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, lufta çlirimtare, sakrificat dhe përfaqësimi dhe të gjitha këto bashkë me luftën çlirimtare ndikuan përfundimisht dhe quan në largimin e okupatorit dhe në arritjen e lirisë.
“Në këto kohë të vështira, kur ka konflikte e trazira gjithandej në botë, duhet të jemi të bashkuar, ngase vetëm bashkë mund të jemi të fortë. Lufta politike e përçarjet nuk i bëjnë mirë atdheut dhe nuk nderojnë figurat e atdheut tonë, andaj të jemi unik e të bashkuar ashtu siç do të donte të na shihte çdo njeri që ka kontribuar në lirinë e Kosovës”, ka thënë, Alban Hyseni.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm një president, por më shumë se kaq, një shqiptar i lidhur fort për rrënjët, për kulturën dhe trashëgiminë e vendit të vet. Ai ishte i lidhur me vendin dhe popullin e vet, me vlerat, me përkushtimin për t’a krijuar shtetin e për ta ruajtur lidhjen me Aleancën Euro-atlantike, ai qe vërtetë biri i Kosovës, i shërbeu asaj deri në frymën e fundit.
“Ai e deshi Kosovën dhe dha gjithçka për të, sikur që Kosova e deshi birin e vet e mbrojti atë dhe i dha atij lavdinë e paskajshme. Kosova ishte me fat që kishte një njeri siç ishte Ibrahim Rugova, një njeri i urtë e vizionar, i cili u shndërrua shpejt në frymë që nuk shuhet. Ai qe mobilizues i masave mbi vlerat e lirisë, pati aftësi intelektuale e morale për t’a mbrojtur e kultivuar fjalën e lirisë, mendimin e lirë, kërkesën për lirinë e individit e lirinë kolektive të popullit e duke kërkuar atë u shndërrua në model të prijësit i cili na mësoi si t’a mbërrijmë lirinë”, tha presidentja Osmani, që ka shtuar se presidenti Rugova i dha politikës dimensionin më të çmueshëm, atë human e afroi atë me njerëzoren. I urtë e i matur, por shumë i vendosur , fliste shkurt, por fjalët e tija kumbonin shumë, e zgjoi ndjenjën kombëtare e ndjenjën për liri.
“President, arkitekt i pavarësisë, ideologu e vizionari i pashoq, shembull i një atdhedashurie që nuk zhduket kurrë. Njeri që përherë do të mbetet në themelet e shtetit të Kosovës, njeri që përfaqëson frymën e lëvizjes dhe përpjekjes së gjatë për pavarësi”, ka thënë Vjosa Osmani, presidentja Vjosa Osmani, që tha se vdekja e tij në janarin e vitit 2006, nuk e zbehu asnjëherë jehonën, por mbeti fanar që na udhëheq.
Ish-presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Rugova, ka thënë se ishim me fat që kishim prijësin e liderin, dr. Rugova që i dha vizion projektit tonë për liri e pavarësi, duke bashkuar shqiptarët në luftën e tyre për procesin e lirisë.
“Ai arriti të krijojë mirëkuptimin e gjithë botës demokratike dhe të miqve tanë, ai ndërtoi themelet e shtetit tonë mbi parimet Liri, Pavarësi, Demokraci. Ai ishte i palëkundshëm në parimet e tija. Ishte lider i rezistencës aktive, u shndërruar në emblemë, na tregoi rrugën nëpër të cilën duhet ecur. Ai gjeti një model unikat për të arritur Pavarësinë e Kosovës, vure themelet e shtetit, internacionalizmin e shtetit, ia hapi derën paqes, ishte vizionar, i durueshëm, na nxiti të punojmë shumë me miqtë”, tha ndër të tjera ish-presidenti Sejdiu, që shtoi se Rugova ishte i mirëpritur kudo. Ishte njeri që projektoi idenë e pavarësisë, por që nuk pati fatin që t’a pres ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila megjithatë erdhi, ngase Rugova kishte besim të plotë se kjo ditë do të vije, ai ishte frymëzim për shqiptarët kudo, njeri i shtetndërtimit, vizionar, idetë e tija tash u bënë realitet, ai ishte lider i masave të papërsëritshme, andaj edhe sot jemi krenarë që jetuam dhe ecëm përkrah tij, ai ishte dhe mbetet frymëzues për ndërtimin e shoqërisë moderne, andaj të punojmë më tej në projektin që na e trasoi presidenti Rugova.
Në emër të qeverisë së Kosovës foli zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se ai ishte veprimtarë për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai mori mori përsipër udhëheqjen për lirinë e pavarësinë e Kosovës edhe atë në kohët më të vështira.
“Ai udhëhoqi themelimin e partisë së parë demokratike në Ballkan, duke qenë kryetar i LDK-së, e cila bë lëvizja për çlirim dhe çerdhes kombëtare. Me vizonin largpamës dhe udhëheqjes së tij të matur e të mençur, nisi rezistencën qytetare pa dhunë, por shumë civile bashkë me bashkudhëtarët e tij, shpalli pavarësinë dhe jetësimin e saj. Aktiviteti i tij po krijonte ura miqësie me qendrat e mëdha, dyert për Kosovën po hapeshin kudo në botë, Kosova u fut në agjendat e vendosjes botërore. Ai ishte bujar e konstruktiv me rivalët politik, për të më së shumti rëndësi kishte Kosova, mbeti parimor për liri, pavarësi e demokraci”, tha zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla. Trashëgimia më e madhe e Rugovës është vetë, Kosova, tha ajo.
Në pjesën artistike të Akademisë, Orkestra e Harqeve e Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari performoi me veprat e kompozitorëve botërorë dhe kosovarë, kurse në rolin e solistit u paraqit tenori Liridon Sadriu.

Hidromorava

Në fund kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i dhuroi djalit të presidentit të Kosovës, Ukë Rugovës, plaketën tradicionale të Manifestimit “Flaka e Janarit”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.