Fundamenti

Ibrahim Rugova i konvikteve, rrëfimi nga cimerët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dhomën 509 të konviktit të parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë para 50 vjetëve e ndanin katër studentë. Njëri prej tyre ishte Ibrahim Rugova. Ish-cimerët e këtij të fundit rrëfejnë detaje interesante nga jeta studentore e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, shkruan “Zëri”.

Pesëdhjetë vjet më parë, në dhomën numër 509 të konviktit të parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kishte nisur studimet Ibrahim Rugova, i cili dy dekada më pas do të shndërrohet në udhëheqësin kryesor të popullit të Kosovës në rrugën e gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në vitin 1967 Rugova kishte regjistruar në Prishtinë Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe ishte vendosur në dhomën 509 të konviktit bashkë me tre studentë tjerë: Rexhep Ismajlin, tashmë akademik, Shaban Shabanin dhe Xhemaledin Salihun, studentë nga Presheva. Në këtë dhomë shpesh gravitonte edhe Riza Halimi, tashmë politikan nga Presheva.

Uji Dea

Salihu gjatë një rrëfimi për gazetën “Zëri” jep detaje nga jeta studentore e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar si shqiptarin me zemër të pastër dhe studentin që thellohej në lexime edhe kur shokët e dhomës nuk ndaleshin së biseduari me zë të lartë.

Salihu thotë se në atë kohë në Qendrën Studentore të Prishtinës ishte vetëm një konvikt, ndërsa në dhoma ishin nga dy shtretër, ku flinin katër studentë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.