Ibrahim Rexhepi: Situata është frikësuese, s’ka shpresë për punësim!
Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, ka vlerësuar se kriza politike në Kosovë, po ndikon edhe në moszhvillimin ekonomik të vendit. Ai në një intervistë për Gazetën Blic, duke mos dhënë shpresa për punësim, ka thënë se si rrjedhojë e tërë kësaj, Kosova do të mbetet në një gjendje të rëndë ekonomike edhe për disa kohë.
Sipas tij, situata e tanishme është mjaft frikësuese, dhe po i shuan edhe ato pak shpresa që ekzistonin, për një të ardhme më të mirë, si dhe po pamundëson investimet e shteteve të jashtme brenda Republikës së Kosovës.
Rexhepi më pas, duke kritikuar Qeverinë e opozitën, ka theksuar se shkaktarë të kësaj gjendjeje, përpos qeverisë së tanishme e atyre që kanë shkuar, janë edhe vetë partitë opozitare, të cilat, siç mendon ai, po shihen dukshëm se po e synojnë pushtetin.
“Fajtor për gjendjen e rëndë që me vite po mbretëron në Kosovë nuk është aksush tjetër, pos Qeverisë së Kosovës. Nuk po flas vetëm për qeverinë aktuale, por për të gjitha garniturat qeverisëse që nga shpallja e pavarësisë.
Ndërkaq, për situatën aktuale, përgjegjisë e mban edhe opozita, e cila sikur e ka humbur arsyen, përballë lakmisë për pushtet. Për fat të keq, brenda kësaj opozite ka individë që dikur kanë qenë kryeministra e ministra, por që nuk janë shquar me diçka të mirë”, ka thënë Ibrahim Rexhepi për Gazetën Blic.
Ndërkohë, intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
Gazeta Blic: Z. Rexhepi, fillimisht na intereson të dimë se si e komentoni situaten e tanishme politike në vend?
Do të lënë gjurmë të thella edhe në rrafshin ekonomik. Madje, defektet që krijohen sot, nesër është vështirë të riparohen.
Ibrahim Rexhepi: Situata është frikësuese. Situatë e cila mbyllë edhe ato pak shpresa, nëse ka pasur, për një të ardhme më të mirë, më të begatshme dhe më të qetë. Kjo erdhi për shkak të krizës së rëndë që përjetoi vendi në vitin e kaluar, e cila tash po përsëritet, por me një brutalitet shumë më të madh.
Kriza erdhi kryesisht për shkak të shkëputjes së dialogut ndërmjet pozitës dhe opozitës. Pozita po dëshmon injorancë e mospërfillje, ndërsa opozita arrogancë, agresivitet dhe vullnet për anarki.
Ndonëse në shumë gjëra, opozita ka të drejtë në kërkesat që ka, por mënyra se si po tenton t’i realizojë është e papranueshme, dhe më se paku demokratike e parlamentare. Nga ana tjetër, pozita, në fakt Qeveria e Kosovës në vend të fjalorit konstruktiv, përdorë fjalor banal e ofendues, në vend të mekanzimit për konstrutkivitet, ajo përdorë forcën policore, në vend të ofrcimit të besimit për ardhmërinë, ajo po fut tmerr dhe frikë nga instalimi i pushtetit policor.
Prandaj, krejt këto përplasje, pa dyshim se do të reflektohen edhe te popullata. Do të lënë gjurmë të thella edhe në rrafshin ekonomik. Madje, defektet që krijohen sot, nesër është vështirë të riparohen.
Gazeta Blic: Tensionet politike a ndikojnë në ekonomi të vendit, nëse po në çfarë rrethanash?
Biznese, përkatësisht ekonomia në tërësi, kërkojnë qetësi dhe stablitet. Kërkojnë efikasitet të organeve shtetërore dhe funksionim të ligjit. Sot asnjëra nuk funsionon në Kosovë. Prandaj, bizneset janë të frikësuara për shkak të së nesërmes së paqartë. Këtë e krijon edhe pamundësia që Kuvendi i Kosovës në mënyrë të qetë- normale të debatojë dhe t’i miratojë ligjet, e dokumentet e tjera.
, tha Rexhepi
Ibrahim Rexhepi: Me këtë rast, dua t’ju përkujtoj se vjet, pikërisht për shkak të ngërçit politik dhe mosfunksionimit të shtetit, prodhimi vendor u rrit me normën 1,2 për qind. Kjo është norma më e ulët e shënuar në vitet e pasluftës. Po ashstu, norma e papunësisë nga 31 për qind u ngirt në 35 për qind.
Dështimet e këtilla mund të ndodhin edhe sivjet. Nëse jo me normën sa ka qenë vjet, por pa dyshim rritja do të jetë me një normë të ulët, e cila nuk ofron asnjë zgjidhje për tajkalimine problemeve me papunësinë dhe me varfërinë.
Gazeta Blic: Në çfarë gjendje ekonomike është Kosova?
S’ka shpresë për zhvillim dhe vende të reja të punës!
Ibrahim Rexhepi: Gjendja e rëndë po mbretëron që kaherë. Ndërkaq, situata aktuale më shumë karakterizohet me paqartësi, mungesë stabilioteti dhe mungesë vizioni. Që të gjitha dalin edhe nga dokumentet qeveritare. Ta zëmë, programi i punës së saj për këtë mandat, nuk ofron ansjë ilustrim për të treguar se a do të ndodhë rritja ekonomike dhe prej nga do të vjen ajo. Buxheti për vitin 2016 është një kopje e zbehtë e atij të sivjetëm, meqenëse vetëm 14 për qind e shpenzimeve kapitale orientohen në projekte të reja. Rritja ekonomike për të cilën flet qeveria më shumë është imagjinare, se sa e mbështetur në tregues real. Nuk dihet se cilët do të jenë gjeneratorët e zhvillimit ekonomik, kur sektori privat është i fikësuar nga zhvillimet aktuale në rrafshin poltik, ndërsa financat publike nuk do të orientohen në projekte të reja. Atëherë prej nga do të vijë zhvillimi ? Si do të hapen vendet e reja të punës ? Nuk ka shpresë për ansjërën.
Gazeta Blic: Çfarë e forcon Kosovën në fushën e ekomonisë?
Aktualisht, në botë problem më i vogël është sigurimi i parasë- kapitalit. Ka institucione financiare, fondacione, e komopani që janë në kërkim të projekteve e vendeve ku mund të investojnë. Ky vend mund të jetë Kosova. Mirëpo, askush nuk inevston në një vend me mungesë të stabilitet politik, në një vend ku kërcënohen e shantazhohen inevstitorët, në një vend ku nuk respektohet ligji, e institucionet futen në lëvizje përmes korrupsionit.
Prandaj, për forcimin e ekonomisë, fillimisht duhet shtet stabil, me vizon dhe politika të qarta, institucione efikase dhe luftë e pakompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, informalitetit dhe stimulimin e tregut të lirë dhe të konkurrencës së ndershme.
Kjo nuk mund të ndodhë në Kosovë, meqenëse të gjitha këto të lira burojnë nga maja e pirmaidës së pushtetit. Pra, korrupsioni, krimi i organizuar, informnaliteti, mosrespektimi i ligjit, fillimisht duhet të luftohen brenda institucioneve. Për fat të keq, këtë nuk ka kush ta bëjë në Kosovë, meqenëse nuk ka prokurori, përkatësisht gjyqësi të pavarur. Edhe ajo është futur në vallen e së keqes.
Ibrahim Rexhepi
Ekspert i Ekonomisë
Gazeta Blic: Nga vitet e pas luftës e deri në këtë fund vit, cili ka qenë viti më i keq për nga ekonomia, dhe a pritet të ketë rënie apo ngritje në 2 vitet e ardhshme?
Ibrahim Rexhepi: Kjo qeveri ka ardhur me premtime të mëdha, por realzimi i tyre nuk po vërehet. Për këtë arsye nuk shpresoj se do të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike, meqenëse mungon vizioni, mungon orientimi i qartë drejt zhvillimit. Cilat janë degët që mund të nxiti atë ? Në energjetikë ende nuk ka investime dhe pa dyshim se kriza energjetike do të thellohet; miniera dhe njësitë e tjera të “Trepcës” janë në një udhëkryq të madh- në njërën anë të shtërguara nga Agjencioni kosovar i Privatzimit, i cili përherë kërcënohet me likudimin e saj, e në anën tjetër është Qeveria e Kosovës, e cila premtoi kthesa dhe strategji, por duket se nuk po ka guxim për to.
Po ashtu, politikat qeveritare edhe për shumë kohë do të jenë të orientuara kah nxitja e importit, e jo kah forcimi i prodhimit të brendshëm. Edhe më tutje, mbi dy të tretat e parasë publike, do të vijnë nga kufiri. Kjo është edhe një arsye pse prodhimi vendor është tkurrur dhe është i pafuqishëm përballë konkurrencës që vjen nga jashtë.
Gazeta Blic: Sa ka pasur ngritje ekonomia në vend, që nga shpallja e pavarësisë?
Kosova ka pasur periudha të mira të zhvillimit
Ibrahim Rexhepi: Kosova ka pasur periudha të mira të zhvillimit. Ka ndodhur që rritja ekonomike të jetë mbi pesë për qind, kurse investimet e huaja të arrijnë afër 500 milionë euro. Rënia ka nisur në katër vitet e fundit, përkatësisht kur norma e rritjes ekonomike ka rënë në n 2 për qind, ndërsa IHD-të nuk arrijnë as një të tretën e asaj të viteve të para pas shpalljes së pavarësisë. Pse ka ndodhur kështu? Përgjigja është e qartë- me kalimin e viteve është vërejtur se Kosovës i mungon lidershipi , përkatësisht një ganiturë qeverisëse që ka vizion, që di të ndërtojë dhe të menaxhojë shtetin dhe që mbjellë besim te inevstitorët e brendshëm dhe të jashtëm. Në vend të kësaj, ata kanë dëshmuar vullnet dhe gatishmëri për keqpërdorim të parasë publike, pangopësi për para, pasurim individual në dëm të interesit të përgjithshëm… Ata, shtetin e kosnideruan si pasuri të tyren, kurse pushtetin si mekanizëm për realizimin e inetersave personale.
Gazeta Blic: Ju si ekspert i ekonomisë, kë e fajsoni për gjendjen e tanishme ekonomike?
Përveç Qeverisë së Kosovës, fajtor nuk është askush tjetër!
Ibrahim Rexhepi: Fajtor për gjendjen e rëndë që me vite po mbretëron në Kosovë nuk është aksush tjetër, pos Qeverisë së Kosovës. Nuk po flas vetëm për qeverinë aktuale, por për të gjitha garniturat qeverisëse që nga shpallja e pavarësisë.
Ndërkaq, për situatën aktuale, përgjegjisë e mban edhe opozita, e cila sikur e ka humbur arsyen, përballë lakmisë për pushtet. Për fat të keq, brenda kësaj opozite ka individë që dikur kanë qenë kryeministra e ministra, por që nuk janë shquar me diçka të mirë.
Unë i jap përkrahje secilës opozitë, e cila e mban nën tension qeverinë, e shtrydhë dhe e detyron për punë , korrektësi e transparencë. Por, jo edhe opozitë që kërkon pushtet jashtë mekanzimave demkratikë.
Gazeta Blic: Dhe çka duhet të bëjë populli për ta ngirtur ekonominë familjare?
Ibrahim Rexhepi: Popullit i mbetet të mbijetoj. Të prêt para nga diaspora dhe ato t’I shpenzoj për nevojat ekzistenciale. Përndryshe populli nuk mundet vet ta nxitë dhe të organizoj ekonominë në rrafsh më të gjërë- në nivel shteti. Për këtë duhet prijësi dhe vizionari. Pra, një qeveri e qëndruehsme dhe e gatshme për reforma të thella dhe e guximshme që të përballet me të gjitha sfidat.

