Hidromorava

Ibrahim Makolli: AKR-ja do të jetë aty ku ishte në vitin 2007

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re Ibrahim Makolli, i cili i prinë listës së kësaj partie në zgjedhjet e 8 qershorit, ka hedhur poshtë pretendimet e disa analistëve se AKR’ja nuk do të mund të korrë rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare.

Për “Epoka e Re” ai është shprehur i bindur se AKR’ja së paku do të rikthejë forcën politike që ka pasur në vitin 2007.

“Jam shumë i bindur se AKR’ja më së paku do ta rikthej forcën që ka pasur në vitin 2007”, është shprehur Makolli.

Uji Dea

Duke folur për vendosjen e Behgjet Pacollit në fund të listës së AKR’së, ai ka thënë se ku është standard i ri në skenën politike kosovare,

Makolli ka thënë se një veprim i tillë dëshmon se lideri i AKR’së është një prej të barabartëve.