HW

Ibrahim Kadriu, shkrimtar, bibliotekës së shkollës ia dhuroi 350 libra të zgjedhur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shkolla e Mesme e Ulët “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan, me një program të pasur dhe të larmishëm kulturor, shënoi Festat e Nëntorit, këtë herë edhe në shenjë të “Vitit të Idriz Seferit”, shtatorja e të cilit, më 27 nëntor u përurua në qendër të Gjilanit.

Drejtori i shkollës, z. Qemajl Ramadani, në fjalën e tij përshëndetëse, para prindërve, nxënësve, mësimdhënësve si dhe shkrimtarëve të mirënjohur, Ibrahim Kadriu, Anton N. Berisha e Sabit Rrustemi, tha se ndihet i nderua që kësaj here Festat e Nëntorit po i shënojmë në mënyrën më të mirë, si me rezultate mësimore, ashtu dhe me veprimtari të shumta anembanë komunës, të cilat kulmuan në nderim të figurës së heroit të kombit, Idriz Seferit, i cili ishte po nga këto treva dhe, mik shtëpie e shok lufte kishte Bajram Currin, emrin e të cilit mban me krenari shkolla në fjalë.

United Hospital

Pra të pranishmëve, me një fjalë rasti u paraqitën edhe shkrimtarët Ibrhim Kadriu e Anton N. Berisha, duke shprehur kënaqësinë e tyre që gjenden mes Grykës së Karadakut dhe gjithë këtyre trevave të kësaj ane. Në këtë solemnitet, bibliotekës së kësaj shkolle, shkrimtari Ibrahim Kadriu , ia dhuroi mbi 350 librar të zgjedhur si pjesë e aksionit të Ars Clubit “Beqir Musliu” për pasurimin e bibliotekave shkollore me libra, që po e realizon gjatë Manifestimit “Vjeshta letrare” e Gjilanit.

Nxënësja e kësaj shkolle, Donika Hasani, me këtë rast e befasoi shkrimtarin Ibrahim Kadriun duke ia dhuruar një portret të tij, vizatuar po nga ajo dhe me mjaft përkushtim. Programin festiv i kësaj shkolle u përmbyll me një koktej festiv, përgatitur nga vetë shkolla, ku prindër e mësimdhënës ishin përkujdesur për të servuar me ushqime të traditës./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.