HW

Ibrahim Kadriu fitues i orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut 2017”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Është mbajtur sonte Ora e madhe letrare e “Flakadanit të Karadakut”, në të cilën kanë marrë pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare si nga Presheva, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe qendra të ndryshme nga Kosova.

E veçanta e kësaj ore letrare ishte pjesëmarrja edhe e poetëve nga Unioni i shoqatave shqiptare që veprojnë në Suedi. Këtë eveniment e shpalli të hapur drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kaltrina Sylejmani, e cila ndër të tjerash ka theksuar se pjesëmarrja e poetëve e krijuesve nga anembanë tokat shqiptare, po nderojnë figurën e dëshmorit Nijazi Azemi, por edhe Vitinë dhe gjithë Manifestimin Flakadani i Karadakut.

Ndërsa në emër të këshillit organizativë, Ismajl Baftjari ka përmendur rrugëtimin e Flakadanit për 16 vite me radhë, ndërkohë që edhe zgjerimin e orës letrare e ka vlerësuar si shumë të suksesshme, kurse është shprehur se Flakadani i Karadakut është vet fytyra dhe shpirti i Nijazi Azemit.

HW

Juria profesionale vendin e parë i ka ndarë Ibrahim Kadriut, vendin e dytë Bilall Maliqi dhe vendin e tretë Kristinë Docaj.

Ndërsa për vepër jetësore, u nderua poeti Agim Vinca. Në këtë orë letrare, u promovuan edhe dy libra të autorëve Ramadan Reshitaj e Ahmet Bella , të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.