Ibrahim Fejzullahu – hero i Kosovës

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Fshati Gosponicë , në rreth të Preshevës –
Do t’ jetë krenaria e mbarë kësaj trevës !
Nga ky fshat na erdh Ibrahim Fejzullahu –
Luftës sonë iu shtua fuqia dhe krahu !

Gosponica fshat , legjendë e malësisë –
Për atdhe ka dhanë trima të lavdisë ,
Që ia falën jetën pa dhimbje lirisë ,
Veç për t’ mirë të vendit dhe të shqiptarisë !

Ibrahimi ishte shtylla e bajrakut ,
N’ Zonën Operative të Karadakut ,
T’ Ushtrisë Çlirimtare Kosovare –
N’ organizim t’ luftës ishte ndër të parët !

Në luftë me shumë trima s’ bashku krah për krahu –
Ishte sypatrembur Ibrahim Fejzullahu !
Me këtë hero, që e dha për popull –
Gosponica do t’ krenohet gjithmonë rreth e rrotull !

Ishte i dalluar Ibrahimi trim –
Ndër të parët n’ luftë ishte n’ organizim !
Vepronte në njësitin që s’ frikësohej aspak –
Për furnizim të armëve n’ Llap e Karadak !…

Gosponica – fshat krenarë dhe legjendarë –
Ka dhanë kontribute për liri t’ popullit mbarë !
Ka dhanë heronj , trima edhe luftëtarë –
Për liri dhe bashkim të kombit shqiptarë !

Ibra , kishte marrë pjesë n’ shumë aksione –
Për furnizim me armë në shumë regjione !
Në vitin 1998 , 1999 –
Ushtrinë Çlirimtare keq nuk e kish lanë !

Fshatit Gosponicë , në rreth nga Presheva –
Fort ia kanë lakmi fshatrat nga mbarë treva !
N’ histori me te mburret mbarë Lugina –
Nga se për liri , kjo ka dhanë shumë trima !…

N’ krye të detyrës me armë në dorë –
Më 29 Maj 1999 , Ibrahimi ra dëshmorë !
N’ Luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë , Medvegjë , Bujanoc –
Ibrahim Fejzullahu , kund nuk kishte shoq !

Brigada 113 , që iu thye krahu –
Mori emrin e dëshmorit t’ Kombit – Ibrahim Fejzullahu !

Ca bashkëluftëtarë folën me plot besë –
Se Ibrahimi ka qenë celula e UÇK-së !

Gjatë luftës së armatosur n’ Kosovë për çlirim ,
Ibra , ishte i caktuar në njësitin për furnizim ,
Të ushtrisë nga shtabi i Zonës së Karadakut –
Me armatim të duhur që t’i dilej hakut !

Për luftë me trimëri edhe sakrifica –
Do të jetë krenare gjithmonë Gosponica !
Ibrahim Fejzullahu , trim biri i lokes –
U nderua me titullin : “ Hero i Kosovës “ !

Gjilan, më 29.05.2019 .
Demir Krasniqi

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).