United Hospital

Ibishi: Qeveria Kurti po vazhdon avazin e qeverive tjera, s’ka zhvillim ekonomik e as punësim por vetëm nepotizëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse janë bërë një vit që nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po vërehen shumë ndryshime, thotë ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi.

Njohësi i sigurisë në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kjo qeverisje nuk është veçuar me asgjë më shumë se qeveritë e tjera që kanë qenë në pushtet.

ARKATANA

Duke folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, Ibishi thotë se nepotizmi vazhdon të jetë prezent edhe më tej në institucione, e sidomos sa i përket emërimit në borde e pozita ekzekutive.

Ndërkaq thotë se institucionet e Kosovës kanë arritur avantazh në luftimin e krimit dhe korrupsionit por jo sa i përket zhvillimit ekonomik dhe punësimit.“Qeveria e re nuk është shquar me asgjë që e veçon nga qeveritë e tjera. Nepotizmi vazhdon të jetë prezent edhe më tej në institucione sidomos sa i përket emërimit në borde qoftë në pozitë ekzekutive kështu që nuk mund të them që kjo qeveri dallon prej qeverive të mëhershme. Bile kjo është më autoritare në disa çështje më pak transparente dhe vazhdon avazi i keqmenaxhimit. Mirëpo paralajmërimet në fushatë edhe realiteti në qeverisje janë krejt dy çështje të kundërta. Pra asnjë prej qeverive sidomos kjo e Vetëvendosjes tani nuk përmbush premtimet e dhëna se do të bëjë ndryshime”, u shpreh ai“Është ndoshta një e arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit që pjesërisht kemi arritur një avantazh. Por sa i përket zhvillimit ekonomik dhe punësimit mendoj që nuk kemi avancim por një nivel më të ulët të menaxhimit”, tha Ibishi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.