RCCOLA

Ibishi: Pushteti komunal injoroj investimet nëpër fshatra

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ibish Ibishi këshilltar komunal nga radhët e AAK-së që vije nga fshati Miresh është i brengosur që asnjë premtim nuk është realizuar në fshatin e tij Miresh nga ana e pushtetit aktual. Ibishi për rajonipress thotë se tani në prag të fushatës priten edhe më shumë premtime nga partia në pushtet dhe realisht edhe mund të ketë keqpërdorim masiv të pushtetit për përfitim elektoral.

Ibishi Ibishi këshilltar komunal thotë se fare pak ose asgjë nuk është investuar nëpër fshatra. Ibishi i cili është këshilltar komunal nga fshati Miresh thotë se në lokalitetin e tij përveç atyre investimeve me bashkë financim e që nuk janë të mjaftueshme falë bashkatdhetarëve të cilët përmes Shoqatës “17 Shkurti” janë realizuar disa projekte të rëndësishme duke filluar nga ndërtimi i disa shtëpive për familjet me nevojë është krijuar një ambient i pastër dhe shembull për tërë vendin etj. Kjo organizatë sigurisht se edhe në të ardhmen do të vazhdoj me projekte të ndryshme, në disa pjesë apo lagje të fshatit, por nga ana e pushtetit ende nuk është investuar fare thotë ai.

Ibish Ibishi këshilltar komunal nga radhët e AAK-së që vije nga fshati Miresh është i brengosur që asnjë premtim nuk është realizuar në fshatin e tij Miresh nga ana e pushtetit aktual.

Ibishi për rajonipress thotë se tani në prag të fushatës priten edhe më shumë premtime nga partia në pushtet dhe realisht edhe mund të ketë keqpërdorim masiv të pushtetit për përfitim elektoral.

Sipas Ibishit edhe pse aty këtu është investuar , këto investime më tepër janë bërë në baza partiake, subvencione të ndryshme gjithashtu ndahen në baza partiake apo disa prej tyre nëse nuk ndahen në baza partiake mbesin vetëm premtime të cilat nuk realizohen kurrë, te subvencionet kemi edhe diskriminime e çka jo tjetër.

“Pushteti nuk duhet të dalloj përkatësi partiake, klane apo etni sepse gjithë qytetarët janë të barabartë dhe gjithashtu edhe janë pagues të obligimeve – taksave qytetare prandaj edhe duhet të trajtohen njëjtë sepse pushteti as nuk është pronë private, por as partiake kështuqë duhet të kuptohet pronë e qytetarëve dhe deshëm apo s’deshëm në demokraci ka këtë kuptim, e ai që fiton besimin është i obliguar t’i përgjigjet dhe të krijoj kushte sa më të mira dhe lehtësira për qytetarin, pushteti jepet vetëm me menaxhua e kurrsesi me keqpërdorë dhe me neglizhua punën” mendon Ibishi.

Mobi Casa

Ibishi thotë se pushtetit aktual i ka munguar përkushtimi për kategoritë me mirëqenie sociale, pastaj invalidët si dhe pensionerët. “Janë premtuar kabinete të ndryshme në shkolla derisa nuk kemi siguri të nxënësve. Ky pushtet aktual ka premtuar ndriçim publik, shërbime më të mira shëndetësore, përkrahje për bujqit , janë premtuar salla kulturore – sportive”.

Ibishi tha se fare pak ose asgjë nuk është investuar nëpër fshatra. Ibishi i cili është këshilltar komunal nga fshati Miresh thotë se në lokalitetin e tij përveç atyre investimeve me bashkë financim e që nuk janë të mjaftueshme falë bashkatdhetarëve të cilët përmes Shoqatës “17 Shkurti” janë realizuar disa projekte të rëndësishme duke filluar nga ndërtimi i disa shtëpive për familjet me nevojë është krijuar një ambient i pastër dhe shembull për tërë vendin etj. Kjo organizatë sigurisht se edhe në të ardhmen do të vazhdoj me projekte të ndryshme, në disa pjesë apo lagje të fshatit, por nga ana e pushtetit ende nuk është investuar fare.

Ibishi thotë se këta pushtetar nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre prandaj pushteti nuk u takon më atyre që po mashtrojnë popullin me premtime vetëm sa për ta marrë votë.

Ibishi thotë se në fshatin Miresh janë premtuar asfaltime të rrugëve të treta, pastaj shtrati i lumit, kanalizimi përgjatë rrugës kryesore, ura te lumi Morava e cila qysh para dy vitesh ishte si prioritet të ndërtohet e që pa ndonjë arsye ishte larguar nga lista me prioritet.

“Ndërtimi i urës Miresh – Stublinë- Pograxhë është mjaft i nevojshëm dhe shihet si interes i përgjithshëm sepse gjendja e urës ekzistuese është afër fundosjes dhe mendoj se ura duhet ndërtuar edhe aty ku nuk ka ekzistuar, pastaj asfaltimi i rrugëve që lidhën me fshatrat e brezit kufitar për t’iu krijuar kushte jete dhe veprimi atyre banorëve, asfaltimi i rrugës për në fshatin Bukovik e Pogragjë, kishte qenë mirë që projektet të shihen si interes i përgjithshëm dhe në to të investohet në vazhdimësi e jo të trajtohen dhe të shfrytëzohen në forma dhe kohë për interes partiak sepse buxheti komunal është i të gjithëve” tha Ibishi. /rajonipress/