Mobi Casa

Ibishi: Për mungesë të transportit nxënësit po e ndërprenë procesin mësimor

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ibish Ibishi shef i grupit të këshilltarëve komunal nga radhët e AAK-së, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ka ngritur si shqetësim ndërprerjen e transportit për nxënësit e lagjes së Muhagjerëve të Dobërçanit, të cilët për mungesë të transportit janë detyruar edhe të ndërprenë procesin mësimor.

Reagimi i plotë i Ibish Ibishit

Në seancën e fundit të kuvendit komunal të Gjilanit të mbajtur me 26.04.2018 (dje), qysh në fillim të seancës ngrita çështjen e transportit të nxënësve, e cila për shkak të skadimit të kontratës për transportimin e nxënësve, kontraktuesi ka ndërpre transportin e që si pasojë tani më nxënësit e lagjes Muhagjerët e Dobërçanit nuk mund të vijojnë mësimin. Distanca prej ku duhet të udhëtoj këta nxënës deri në shkollën ku vijojnë mësimet (Dobërçan) është më e largët se katër km dhe duke e ditur edhe rrezikun me të cilin ata përballen çdo ditë në komunikacion për arsye se ata duhet rrugëtuar përgjatë rrugës kryesore në të cilën qarkullimi i automjeteve është mjaftë i madh dhe për t’iu shmangur ndonjë fatkeqësie të mundshme këta nxënës tani janë detyruar edhe të ndërprenë procesin mësimor.

Kjo ishte arsyeja pse dje në seancën e kuvendit komunal e ngrita si çështje si dhe kërkova të shikohen mundësitë që kjo çështje të zgjidhet urgjent në mënyrë që edhe këtyre 40 nxënësve t’u mundësohet të vijojnë mësimet deri në fund të vitit shkollor, përkundër se unë ngrita si çështje në seance për këtë çështje askush nga organet ekzekutive nuk u përgjigj përpos kryesueses së kuvendit e cila mungesën e drejtorit të DASHT e arsyetoi me shkuarjen e saj në Prishtinë !!!

Eco Higjiena

Përderisa nga organet ekzekutive nuk pati përgjigje prapë u bëjmë thirrje edhe publikisht që këtë çështje ta trajtojnë me urgjencë dhe të gjendet zgjidhje.

Personalisht mendoj se kontrata për transport të nxënësve qysh në fillim ishte e mangët sepse kjo kontratë është parapa të përfundoj dy muaj para se të përfundoj viti shkollor, kontrata si e tillë mendoj se është e gabueshme sepse ka lënë pasoja pas vete.

Prandaj në të ardhmen mendoj dhe sugjeroj që nënshkrimi i kontratës për transport të nxënësve të parashihet dhe të bëhet paralel me fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor ka thënë Ibish Ibishi./rajonipress/