Uji Dea

Ibishi: Mos të lejojmë që përgjegjësit e institucioneve të qeverisin allapartiakqe?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kisha dashtë që opozita institucionale si dhe mediat në Gjilan të jen shumë më aktive, me të vetmin qëllim që domosdoshmërisht të respektohet çdo normë ligjore nga përgjegjësit e organeve, e të mos lejohet kurrsesi të qeveriset allapartiakqe, allaliderqe ka thënë Ibish Ibishi.

Postimi i plotë:

Në vazhdimësi dhe përjetësisht mirënjohës për të gjitha figurat dhe personalitetet shqiptare për kontributin e tyre të dhënë në ndërtimin e shtetit Kosovës, nuk besoj se në shoqërinë e shëndoshë shqiptare mund të gjesh njeri që konteston, është mosmirënjohëse dhe është kundër kontribut dhënësve në ndërtimin e shtetit apo kundër figurave paktriotike si dhe personaliteteve të shumta në periudha dhe situata të ndryshme, mirëpo veprimet dhe iniciativat krye në vete janë veprime individuale, kurrsesi vendime institucionale !

Mobi Casa

Shfrytëzimi i pozitës si dhe mekanizmave të shtetit në këtë fazë për çfarëdo iniciative nuk përket me nderë apo respekt, por ka të bëjë vetëm me fushatë, sa për ta kapë ndonjë votë, përndryshe çmimet, nderi, mirënjohjet si dhe datat kur jepen janë të përcaktuara edhe me akt – rregullore !

Shoqëri e nderuar, nga përvoja kur është punuar marë, mirë dhe drejtë edhe në të kaluarën janë nda dhe nderu personalitete, janë nda çmime e mirënjohje të ndryshme për figura kontribut dhënëse kombëtare, mirëpo për dallim nga sot janë respektuar rregulla, procedura, janë marr vendime institucionale-shtetërore, dmth është respektuar institucioni-shteti.

Mendoj se për anashkaluesit, shkelësit e ligjit, rregullave, por edhe procedurave institucionale toleranca duhet të jetë zero në mënyrë që mos të lihet hapësirë për anarki !/rajonipress/