RCCOLA

Ibishi: Mireshi po anashkalohet dhe nuk po investohet tash e tri vite

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ibish Ibishi nga AAK-ja ka shprehur shqetësimin e banorëve të fshatit Miresh dhe hallet e tyre për mungesë të investimeve. Janë bërë tri vite dhe ende s`kemi asnjë investim në këtë fshat ka thënë Ibishi.

Fundamenti

Ibishi ka thënë se ka mungesë të investimeve në Miresh sepse ka tri vite dhe nuk ka ndodhur asnjë investim i vetëm. “Kemi bërë shumë kërkesa, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Mireshi është tatimpagues i komunës dhe iniciues i disa projekteve dhe sërish po anashkalohet fshati. Shqetësimi i tyre është shumë me vend dhe kërkoj të di vërtet pse po ndodhë ky anashkalim” tha Ibishi./rajonipress/