UBT

Ibishi: Kosova është e lirë sepse UÇK luftoi

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kur ju fyeni UÇK në, mbani mend këtë, po keqpërdorni lirinë e fituar nga ata që ju i fyeni. Dhe ky është paradoksi më i shëmtuar i çdo mohuesi. UÇK është themeli i lirisë së Kosovës dhe themeli nuk rrënohet nga zhurma e atyre që për një votë janë në gjendje të mohojnë sakrificën e bërë me dekada nga populli i terrorizuar e që kurrë nuk u dorëzua ka shkruar Ibish Ibishi.

Postimi i plotë:

Viteve të fundit dhe në veçanti ditëve të fundit janë shtuar zërat fyes, etiketues e njollosësh ndaj, personave, vlerave dhe në përgjithësi kundër UÇK-ës.

Kjo dukuri e shëmtuar patjetër të nxitë reagim i cili duhet të shërbej si një njoftim – udhëzim për sjelljen dhe gjuhën e këtyre zërave të cilët dashtën apo nuk dashtën duhet t’a ndalin këtë gjuhë helmuese !

Ndoshta është një shkrim pak i gjatë, mirëpo kur dikush vë në pikëpyetje personat dhe në përgjithësi vlerat e luftës duhet reagu çdo minutë, çdo orë, çdo ditë…!

Për ju që po fyeni figurat e luftës dhe po përpiqeni të njollosni sakrificën e luftëtarëve të UÇK-ës, dëgjoni mirë, sepse ky reagim është drejtpërdrejt për ju:

Ju që po fyeni dhe njollosni ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm se nuk po fyeni individë – po fyeni sakrificën e një populli të tërë !

Kur ju sulmoni figurat e UÇK-ës, qoftë komandantë apo luftëtarë të zakonshëm, mos mendoni se godisni dhe dobësoni personin apo familjet legjendare dijeni se po godisni kujtesën kolektive, familjet që humbën bijtë, nënat që s’e panë më kurrë fëmijën e tyre, të zhdukurit që “jetojnë” diku të groposur në tokën e helmuar serbe dhe popullin që qëndroi në këmbë nën terrorin e urdhëruar nga gjakatari i quajtun Millosheviq.

Sado që po injoroni nuk do të mund ta zhbëni kohën e krenarisë kombëtare, shkronjat e skalitura me gjak në qdo pëllëmbë të tokës Dardane që ka emrin LIRI, dhe nuk mund të fshihni faktin se Kosova u shpëtua nga zhdukja pas rezistencës së UÇK-ës,

Rezistencë e cila solli edhe intervenimin e NATO-s e që së bashku sollën lirinë që ju po e keqpërdorni !

Këto nuk janë mendime. Janë fakte dhe nuk është as e drejtë as e pranueshme të mohohen me vetëdije.

Fyerjet ndaj luftëtarëve të UÇK-ës askënd nuk e bëjnë të “guximshëm”, përkundrazi ju nxjerrin të paditur deri te i padëshiruar dhe i padashur !

Roli i UÇK-ës ishte çlirimi, jo pushteti !

Nëse mendoni se duke njollosur UÇK-në po bëheni kritik apo të guximshëm, e keni gabim !

Uji Dea

Askush nuk e ndalon kritikën ndaj individëve të veçantë. Por kur ju e bëni kritiken pretekst për të njollosur personin, luftën, gjithë UÇK -në, gjithë sakrificën, atëherë ai fjalor e humbë kuptimin e kritikës !

UÇK nuk kërkoi lavdi personale. Ajo mbrojti popullin nga zhdukja !

Ju që as vet nuk jeni në dijeni se kujt po i shërbeni e që fyeni figurat e UÇK-ës dhe njollosni luftën çlirimtare: jeni duke fyer e njollosur njerëzit falë të cilëve sot flisni lirshëm, me ulurima e fyerje nuk do të mundeni t’a shtrembëroni historinë por dijeni se po ofendoni familje që kanë varre jo profile, po ofendoni njerëzit që në trupat e tyre mbajnë plagë e plumb, të cilët në vend të heshtjes zgjodhën rrugën e sakrificës dhe dikush u zhduk në vend që të mos zhdukeshim si popull.

Fyerjet tuaja nuk e ndryshojnë dot një fakt të vetëm: Kosova është e lirë sepse UÇK luftoi. Dhe kjo e vërtetë është shumë më e fortë se çdo propagandë që ju shpikni dhe përdorni as vet nuk e dini pse !

Kur ju fyeni UÇK në, mbani mend këtë: po keqpërdorni lirinë e fituar nga ata që ju i fyeni. Dhe ky është paradoksi më i shëmtuar i çdo mohuesi.

UÇK është themeli i lirisë së Kosovës dhe themeli nuk rrënohet nga zhurma e atyre që për një votë janë në gjendje të mohojnë sakrificën e bërë me dekada nga populli i terrorizuar e që kurrë nuk u dorëzua !

Pavarësia e Kosovës mban nënshkrimin e tyre, jo tuajin. Dhe kjo e vërtetë nuk rrëzohet, sado të përpiqeni që përmes rrugëve dhe gjuhës që keni zgjedhur ta shtrembëroni !

Lufta e UÇK-ës nuk është sllogan, është realitet i ngulitur në tokën e Kosovës !

Ju që po fyejni: Ndajini-dalloni problemet me individët nga historia e një popullit !

Hapeni mirë veshin, sepse kjo është për ju personalisht. Ju po përdorni lirinë që nuk e fituat vetë. Lirinë që ju erdhi falas, ndërsa të tjerët derdhën gjakun për të.

Ky është realiteti: Po shani njerëz që u ngritën në këmbë kur ju nuk kishit guximin as të flisnit, në vend se të nderoni, ju po e përbuzni.

Kurrsesi nuk guxoni t’a vini në dyshim luftën e UÇK-ës, pa UÇK-ën sot nuk do të kishit as zë, as guxim të shprehni fyerjet tuaja. Ju jeni të lirë vetëm sepse dikush tjetër zgjodhi të mos jetonte i nënshtruar – sakrifikoi, ngriti pushkën luftoi, çliroi dhe KOSOVË E KENI TË LIRË, kushdo që e mohon nuk tregon guxim – tregon injorancë dhe kur ju fyeni UÇK në, dijeni se po fyeni themelet e lirisë suaj.

Asnjë fjalë e juaja, sado helmuese, nuk e zhduk dot të vërtetën as të personave e as të UÇK-së. Prandaj po jua them shkurt: Nëse nuk i respektoni ata që dhanë jetën për Kosovën, dijeni se po përdhosni sakrificën që ju mban gjallë dhe tregoni se ju nuk e keni dashtë as lirinë e këtij vendi !!!

Faleminderit Zotit, UÇK-ës, NATO-s dhe gjithë atyre që i sollën Lirinë Kosovës!