Ibishi : Ka lagje ku nuk është investuar asnjë cent?

Gjilan – Në kontakte me banorët vërehen pakënaqësi dhe mund të thuhet se nuk është punuar sa duhet e që kemi lagje ku nuk e ka prek pushteti as edhe me një cent investim. Shembull e marrim Mireshin e vogël edhe pse tatimpaguesit të gjithë janë të komunës së Gjilanit dhe mendoj se duhet trajtuar njëjtë dhe është e pa drejtë që bëhet ndaj kësaj lagje e kjo le të mbetet përgjegjësi e pushtetit thotë këshilltari komunal Ibish Ibishi.
Ibish Ibishi është këshilltar komunal nga radhët e AAK-së. Ai ka folur edhe më herët për mungesë investimesh në fshatin Dobërqan prej nga edhe vjen ai. Ibishi thotë se edhe pse ka investime në këtë fshat megjithatë shumë premtime nuk janë realizuar fare.
“Edhe pse për nga territori dhe numri i banorëve fshati Dobërçan radhitet ndër lokalitet e mëdha dhe me një numër të madh të kontributdhënësve dhe përkundër premtimeve që janë dhënë gjatë këtij mandati për sa i përket investimeve mund të thuhet se është investuar pak në krahasim me lokalitetet ndoshta më të vogla se fshati ynë” tha Ibishi.
Ibishi thotë se do të ishte mirë të pasqyrohet drejt dhe të thuhet realiteti. “Ditë më parë kam vërejtur prononcimet e disa aktivistëve të fshatit për sa i përket investimeve, në njërën anë thuhet se nuk ka asnjë investim, kurse aktivist të partisë në pushtet edhe ato investime që janë bërë sipas tyre janë meritë e një personi, duke harruar se për atë që është bërë është meritë dhe angazhim edhe i aktivistëve të tjerë dhe nuk është as e drejtë dhe as reale të shtrembërohen aktivitetet e askujt e kjo të bëhet me qëllim të përfitimeve politike” shton Ibishi.
Ibishi tha se nuk do të ishte reale nëse thuhet se në lokalitetin tonë është investuar mjaft ose jemi të kënaqur me investimet që janë bërë sepse e dimë fare mirë se çka, sa dhe si është premtuar para qytetarëve për të fituar edhe një mandat qeverisës, e që atyre premtimeve qytetarët i’u janë bindë dhe duke menduar se vërtetë do të ndodhë ashtu edhe janë përcaktuar për të zgjedhur e që realisht qytetarët edhe janë zhgënjyer e që kanë të drejtë . “Sot të thuhet se është investuar mjaft shumë kjo mos është një shtrembërim i gjendjes reale sepse gjatë këtij mandati jemi të vetëdijshëm se sa është investuar dhe duke marr parasysh premtimet qytetarët janë të pakënaqur sepse nuk është investuar jo sa është premtuar sepse ajo do të ishte një mrekulli, por as për së afërmi dhe se disa projekte të filluara qysh mandatin e parë janë zvarritur edhe mandatin e dytë e disa as që kanë filluar fare” sqaron Ibishi.
Ibishi thotë se zgjedhjet e vitit 2009 në lokalitetin tonë fituese doli AAK me më së shumti vota donë apo s’donë ta pranon dikush kështu ishte realiteti dhe pas një kohe zvarritje për të formuar një këshill të fshatit duke menduar se nëse këmbëngulim për të përfaqësuar këshillin e fshatit (siç edhe kishte ndodhur në të kaluarën dhe ishte bërë zakon që këshilli të formohej nga fituesi i zgjedhjeve), do të humbim nga investimet e planifikuara për fshatin dha se ky këshill do duhej të funksiononte me konsensus e që realisht edhe pse koordinator i këshillit fshatit ishte caktuar përfaqësues i partisë në pushtet duke menduar se do të ketë ndikim më të madh në pushtetin lokal sepse vjen nga i njëjti subjekt që udhëheq me komunën prapë se prapë premtimet e dhëna nuk u realizuan dhe për këtë barrën duhet ta bartë ai i clii edhe thirrej në emër të këshillit të fshatit, ndërsa ai investim që është bërë është meritë e gjithë atyre që u angazhuan.
Sipas Ibishit gjatë këtij mandati qeverisës qeveria komunale në bashkëpunim me komunitetin dhe organizata të huaja joqeveritare e që u jemi mirënjohës për projektet e finalizuara, por se sa janë të kënaqur dhe se a është punuar aq sa duhet dhe sa meritojnë banorët e këtij lokaliteti me rrethinë . “Në kontakte me banorët vërehen pakënaqësi dhe mund të thuhet se nuk është punuar sa duhet e që kemi lagje ku nuk e ka prek pushteti as edhe me një cent investim si shembull e marrim Mireshi i vogël edhe pse tatimpaguesit të gjithë janë të komunës Gjilanit dhe mendoj se duhet trajtuar njëjtë dhe është e pa drejtë që bëhet ndaj kësaj lagje e kjo le të mbetet përgjegjësi e pushtetit” .
Marrë në përgjithësi vitin 2012 në fshatin Dobërçan me rrethinë nuk është investuar fare edhe pse ka nevojë për investime në vazhdimësi e për këtë ndoshta nuk duhet fajësuar vetëm pushtetin lokal , por edhe pushtetin qendror i cili nuk ka treguar gatishmëri dhe vullnet që edhe komuna e Gjilanit për sa i përket ndarjes buxhetit të trajtohet bile ashtu siç parasheh edhe ligji e që ndoshta kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë në mostrajtim të duhur komunës tonë, ndërsa ajo çfarë ishte premtuar pothuajse është harru tërësisht nga pushtetarët, por populli nuk duhet harru se çka ishte premtuar .
“Për mostrajtim të drejtë nga ana qeveritare ndoshta ka munguar edhe një koordinim apo edhe angazhim më i madh i gjithë atyre që mendojmë se janë duke na përfaqësuar e që realisht janë të zgjedhur me votën e këtij regjioni dhe duhet të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë. Dihet se edhe është ngarkesë dhe nuk ka mundësi që të realizohen gjitha kërkesat për sa i përket investimeve kapitale mirëpo do t’ishte mirë që lokalitetet të trajtohen përafërsisht njëjtë dhe mos të krijojmë ndarje apo dallime dhe ajo çka planifikohet të mos neglizhohet kinse për mungesë buxheti apo edhe arsye tjera. Projektet të cilat janë realizuar lirisht mund të thuhet se kanë mangësi sepse përcillen me defekte të shumta dhe janë gjysmake ndërsa ka projekt që edhe pse ishte nënshkruar kontrata punimet ende nuk kanë filluar” thotë Ibishi.
Sipas tij projekti i ujësjellësit i cili konsiderohet se është i kryer e që realisht ende i pa përfunduar ashtu siç duhet përcillet me shumë defekte, ujë jo të mjaftueshëm , sistem jofunksional dhe jo i rregullt i furnizimit me ujë e që nuk kishim dashtë të jetë edhe i dështuar. “Nën mbikëqyrje e ka të kontraktuar kompania publike Hidromorava e cila nuk është treguar aspak e gatshme dhe e përgjegjshme në kërkesat e drejtuara për intervenime e kjo len të kuptohet se kësaj kompanie më shumë i paska interesuar faturimi dhe inkasimi i klientëve edhe pse ende ka shumë klient të cilët ende nuk e kanë të instaluar ujëmatësin dhe kjo kompani i ka faturuar . Kjo është e pa drejtë dhe kërkojmë që kjo kompani përderisa nuk eviton defektet dhe nuk e fut në funksion furnizimin e rregullt me ujë mos të filloj me faturim përndryshe nuk do të kisha dashtë që kjo t’i ngjaj plaçkitjes në emër të diçkaje”.
Gjithashtu projekte të cilat duhet të parashihen e që ndoshta edhe është dashtë të kryhen e që në vazhdimësi është kërkesë për përmbylljen e fazës së tretë të asfaltimit të rrugëve, shtrati i lumit, kanalizimi përgjatë rrugës kryesore, ura te lumi Morava e cila qysh para dy vitesh ishte si prioritet të ndërtohet e që pa ndonjë arsye ishte largu nga lista me prioritet.
“Ndërtimi i saj është mjaft i nevojshëm dhe shihet si interes i përgjithshëm sepse gjendja e urës ekzistuese është afër fundosjes dhe mendoj se ura duhet ndërtuar edhe aty ku nuk kanë ekzistuar, pastaj asfaltimi i rrugëve që lidhën me fshatrat e brezit kufitar për t’iu krijuar kushte jete dhe veprimi atyre banorëve, asfaltimi i rrugës për në fshatin Bukovik e Pogragjë, kishte qenë mirë që projektet të shihen si interes i përgjithshëm dhe në to të investohet në vazhdimësi e jo të trajtohen dhe të shfrytëzohen në forma dhe kohë për interes partiak sepse buxheti komunal është i gjithëve” tha Ibishi. /rajonipress/