Eko Higjiena

Ibishi: Gjilani – laborator eksperimental i qeverisjes

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Gjilani, për fat të keq, është shndërruar në një laborator eksperimental të qeverisjes, këtë po e dëshmon më qartë se kurrë ky katërvjeçar. Sipas mendimit tim, është papjekuri dhe naivitet që pesë a gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, të krijohet kaos dhe zhurmë cep më cep të qytetit, pa pasur një drejtim të qartë se ku po shkohet ka shkruar Ibish Ibishi.

Postimi i plotë:

Nuk është as krenari e as burrëri të mburresh me përqindjen e votave që ke marrë, nëse nuk ke treguar aftësi për t’u dalë zot premtimeve të tua. Përkundrazi, është naivitet dhe mungesë përgjegjësie që të flitet për besim qytetarësh pa rezultate konkrete.

Dalldisja e tepruar e qeverisë aktuale e ka bërë të harrojë zërat dhe reagimet e qytetarëve që kërkonin punë dhe rezultate në çështje thelbësore si:

Sigurimi i ujit të pijshëm 24 orë në ditë;

Trajtimi i ujërave të zeza;

Ndërtimi i autostradës;

Sigurimi i hapësirës për varreza;

Shërbim shëndetësor efikas e të shpejtë;

Rregullimi i stadiumeve;

Zgjidhja e problemit të qenve endacakë;

UBT

Arsimi cilësor;

Trajtimi i mbeturinave dhe i deponive të egra;

Rregullimi dhe pastrimi i lumenjve;

Zgjidhja e çështjes së shtetësisë dhe dokumenteve për qytetarët e dëbuar nga shtëpitë e tyre në Kosovën Lindore;

Infrastrukturë e përshtatshme për qytetarët me nevoja të veçanta;

Përmirësimi i rrugëve dhe infrastrukturës në fshatra.

Të gjitha këto janë probleme jetike për qytetarin e Gjilanit dhe nuk mund të zgjidhen me improvizime apo retorikë.

Gjilani mund të ndërtohet vetëm atëherë kur të mos dominojnë varësitë, interesat e ngushta, servilizmi dhe iluzionet personale. Ata që mendojnë vetëm për përfitime vetjake dhe që i frikësohen t’i kërkojnë shefit zgjidhje për nevoja të domosdoshme të qytetarëve, harrojnë se besimin e kanë marrë nga populli nga qytetarët që sot përballen me një mal problemesh të pazgjidhura.

Ne besojmë se vetëm të bashkuar dhe pa interesa personale, mund ta ndërtojmë një Gjilan ndryshe, të drejtë dhe të zhvilluar.

Këtë e ofrojmë ne, si grupim politik me ofertë të qartë për qytetarin.

?️ Më 12 tetor, voto për ndryshim:
✅ 174 – AAK
✅ 4 – Ibish Ibishi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.