RCCOLA

Ibishi: G2+ i hapur për të gjithë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – “Jemi të hapur dhe shpresojmë që G2+ -it në një të ardhme t’i bashkëngjiten edhe anëtar të tjerë të kuvendit e që nuk përjashtohet kjo mundësi. Jemi dakorduar të jemi të hapur edhe me fituesin e zgjedhjeve në komunë, por nëse nuk ka vullnet për bashkëpunim atëherë aktivitetin tonë si G2+ do ta zhvillojmë edhe si opozitë e që nuk do të thotë se nuk do të jemi konstruktiv në temat apo çështjet që kanë të bëjnë me interesin qytetar” tha Ibishi.

Pas disa takimeve me struktura të Lëvizjes Qytetare “Vatra” u dakorduam dhe arritëm marrëveshje që tani e tutje në kuvendin komunal të Gjilanit të veprojmë në një grup të përbashkët e që fillimisht do të quhet G2 +.

Uji Dea

Ibishi tha se kjo marrëveshje ka ardhë edhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike të Gjilanit dhe do të shërbej për ta forcuar bashkëpunimin, por edhe efikasitetin e punës kuvendit komunal. “Jemi të hapur dhe shpresojmë që G2+ -it në një të ardhme t’i bashkëngjiten edhe anëtar të tjerë të kuvendit e që nuk përjashtohet kjo mundësi. Jemi dakorduar të jemi të hapur edhe me fituesin e zgjedhjeve në komunë, por nëse nuk ka vullnet për bashkëpunim atëherë aktivitetin tonë si G2+ do ta zhvillojmë edhe si opozitë e që nuk do të thotë se nuk do të jemi konstruktiv në temat apo çështjet që kanë të bëjnë me interesin qytetar” tha Ibishi.

Ibishi ka falënderuar publikisht LQ “Vatra”, që është treguar e gatshme për bashkëpunim./rajonipress/