Mobi Casa

Ibishi falënderues për mbështetësit: Jam i gatshëm që edhe njëherë ta kthej zërin tuaj të fuqishëm në Kuvendin Komunal

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Besimi juaj do të më obligojë që të jem gjithmonë i besueshëm, transparent, i përgjegjshëm, i afërt dhe përkrahës i projekteve të dobishme për qytetarët, por kurrë pazargji i interesave personale! Jam i gatshëm që edhe njëherë ta kthej zërin tuaj të fuqishëm në Kuvendin Komunal ka shkruar Ibish Ibishi.

Postimi i plotë:

Faleminderit për bashkëbisedimet dhe për gatishmërinë tuaj për mbështetje!

Të nderuar qytetarë,

U jam mirënjohës dhe falënderues familjarëve, miqve, bashkëvendësve dhe gjithë qytetarëve që gjatë gjithë rrugëtimit tim, si në aktivitete shoqërore ashtu edhe në ndërtimin e karrierës politike, më keni mbështetur pa hezitim. Shpresoj dhe besoj fuqishëm se edhe në këtë fazë mbështetja juaj nuk do të mungojë.

Jam një nga ata kandidatë që për asnjë çmim dhe për asnjë interes personal nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë pazare politike. Nuk dua të jem borxhli ndaj asnjë subjekti apo lideri politik, dua të jem borxhli vetëm ndaj qytetarëve!

Do të jem gjithmonë përkrahës i ideve dhe iniciativave të dobishme shoqërore, që kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e jetës sonë të përditshme. Nga përvoja e di shumë mirë se cilat janë detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e një anëtari të kuvendit komunal, prandaj nuk e shoh të arsyeshme të mashtroj qytetarët me premtime të pamundura, siç fatkeqësisht dëgjojmë shpesh gjatë fushatave.

HW

Siç thotë fjala e urtë popullore: “Shtrije këmbën sa ke jorganin.”

Besimi juaj do të më obligojë që të jem gjithmonë i besueshëm, transparent, i përgjegjshëm, i afërt dhe përkrahës i projekteve të dobishme për qytetarët, por kurrë pazargji i interesave personale! Jam i gatshëm që edhe njëherë ta kthej zërin tuaj të fuqishëm në Kuvendin Komunal.

Faleminderit për bashkëbisedimet dhe për gatishmërinë tuaj për mbështetje!

Të dashur qytetarë, ju ftoj të mos qëndroni të heshtur. Ngritni zërin tuaj, mbështetës, kritikues dhe të arsyeshëm. Bëhuni pjesë e proceseve të rëndësishme për komunën dhe vendin tonë. Së bashku të vazhdojmë me këmbëngulje në ndërtimin e së ardhmes sonë!

Më 12 tetor, vendosim për një të ardhme më të ndritshme.
Votoni AAK – gjithmonë krah jush!

Me respekt,
Ibish Ibishi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.