Eko Higjiena

Ibishi e quan mashtrim dhe shpifje aktakuzën e ngritur kundër tij

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Ibish Ibishit për veprën penale fajdeja, por Ibishi thotë se kjo aktakuzë është ndërtuar nga shpifjet dhe mashtrimet që krijo Ejup Ibrahimi. Ky tipi e ka keqpërdorë miqësinë që kemi pasur e më ka tradhtuar në formën që e ka bërë sepse më shumë duhet të merren organet me këtë mashtruesin Ejup Ibrahimin se sa me mua përndryshe mos me u pas njohur kurrë nuk kish mundur mem mashtrue e me mi marr paret në emën të partneritetit thotë Ibishi.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Arben Kadriu thuhet se me datën 02 Prill 2020, në Gjilan, Ibish Ibishi duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të viktimës Ejupi Ibrahimi nga Gjilani, kanë lidhur marrëveshje me viktimën për fajde me 30% për shumë prej 30,000 Euro, i pandehuri me transfer bankar, nga llogaria e vëllait të tij, më datë 04 Prill 2019, i transferon në llogarinë Ejup Ibrahimit, në bankën BKT, shumën prej 29,912.02 Euro, ashtu që në afatin kohor prej 6 muaj, duke filluar nga 02 Prill 2019 deri më 02 Tetor 2019, viktima t’i kthen shumë prej 39,000 Euro, ku i dëmtuari për shkak të gjendjes financiare nuk ka filluar kthimin e të hollave, ku me këto veprime të dëmtuarin – viktimën e ka sjellë në një gjendje të rënd psikike – emocionale, me çka ka kryer veprën penale “Fajdeja” thuhet në aktakuzë.

I pandehuri Ibish Ibishi, në deklaratën e tij të dhënë në Prokurori me datë 26 Gusht 2020, ka deklaruar se që nga vitit e 90-ta, unë kam punuar në ordinancën e vëllait të Ejupit – Dr. Hajrizi, që nga atëherë kemi raporte të mira, jemi shoqëruar në vazhdimësi. Hera e parë dhe e vetëm që unë kam pasur raporte financiare me Ejupin ka qenë më datë 02 Prill 2019, kemi bërë marrëveshje me shkrim për huazim në shumën prej 39,000 Euro, data e kthimit, 02 Tetor 2019, e nënshkruar nga ne të dy, dhe e vulosur me vulën “Xagi Med. Unë vëllain e kam në Zvicër, i njëjti më ka ofruar një shumë të hollave për me e filluar një biznes, dhe pasi që Ejupi më kë ofruar biznes – bashkë financim, atëherë unë e kam thirrur vëllain dhe i kam thënë se a mundesh me mi lëshuar të hollat në llogari të Ejupit, dhe ashtu ka vepruar me transfer bankar nga Zvicra ia ka transferuar Ejupit shumën prej 30,000 Euro. Unë në bazë të marrëveshjes 30,000 Euro të transferuara, gjatë periudhës kohore që punohet me këto të holla, fitohen 9,000 Euro, mirëpo po e përsërisë jo si kamatë, por si investim në biznes.

Mobi Casa

Në pyetjen se në marrëveshjen e nënshkruar a figuron fitimi prej 9,000 Euro, i njëjti ka deklaruar se jo nuk figuron, por më datë 29 Nëntor 2019, kemi hartuar një deklaratë të përbashkët unë dhe Ejup Ibrahimi, ku Ejupi e ka ofruar një parcelë për kompensim nëse brenda periudhës kohore prej 10 dite nuk i kthen mjetet, përkundër kësaj i njëjti nuk ka vepruar asgjë dhe gojarisht disa herë ka premtuar se do t`i kryen obligimet, mirëpo deri më sot nuk ka kthyer asnjë centë. Edhe pse transferin e ka bërë vëllai këto kanë qenë të destinuara për mua, me që paraprakisht vëllai më ka thënë se ka me të ndihmuar me hap një biznes, dhe unë kam menduar që me këto të holla po hi në biznes për barna, meqë unë jam laborant – punëtor shëndetësor, dhe më lidhë profesioni. Është pak e pa sqaruar dallimi në mes shumës 30,000 Euro dhe 39,000 Euro, është dashur që në marrëveshje ta cekim se shuma prej 9,000 Euro është fitim në investim, mirëpo formën e ka përcaktuar Ejupi, ndërsa e kam nënshkruar unë. I njëjti ka shtuar se gjatë kontakteve që kam pasur me Ejupin dhe familjarët e tij kanë kërkuar që të heq dorë nga shuma prej 9,000 Euro, duke marr parasysh që këto kanë qenë një shumë e llogaritur nga Ejupi si fitim, pasi që kam kuptuar më vonë për gjendjen e tyre financiare dhe gjendjen shëndetësore të Ejupit, jam pajtuar që mos me diskutuar më shumën prej 9,000 Euro, ndërsa shumë prej 30,000 Euro duhen me mi kthyer.

Ndryshe Ibishi ka thënë për rajonipress se aktakuza është e tëra e ndërtuar nga shpifjet dhe denoncimi i rrejshëm që ka bërë Ejup Ibrahimi. “Të gjitha këto i ka bërë për me i ik obligimit që ka pasur sepse marrëveshja që kemi pasur nuk ka pasur të bëjë absolut me fajde, por me bashkë investim, partneritet në biznes, e ky tipi e ka keqpërdorë miqësinë që kemi pasur e më ka tradhtue në formën që e ka bo ma shumë duhet të merren organet me këtë mashtruesin Ejup Ibrahimin se sa me mua, përndryshe mos me u pas njoftën kurrë nuk kish mujtën mem mashtrue e me mi marr paret në emër të partneritetit” tha Ibishi.

Kurse i dëmtuari Ejup Ibrahimi, në deklaratën e tij të dhënë në Prokurori me datë 25 Gusht 2020, ka deklaruar se me Ibishin njihemi që moti, djali Ibishit ka qenë në praktik tek unë, para disa viteve, dhe kemi pasur raporte shoqërore, unë të njëjtin e kam pyetur nëse ka të holla, se po më duhen për biznes, Ibishi më ka thënë se nuk kam unë, por ka vëllai, unë i kam ofruar kamatë prej 15 %, 20 %, ai nuk ka pranuar, dhe kemi vendosur 30 %. Të hollat mi ka lëshuar me transfer prej llogarisë së vëllait të tij në llogarinë time, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me vëllain e tij, të hollat ia kam marr në Qershor 2019 dhe sipas marrëveshjes të hollat është dashur me ia kthyer në Nëntor të vitit 2019, ku i kam marr 30,000 Euro me i kthyer 39,000 Euro. Unë nuk i kam kthyer asgjë Ibishit, kemi diskutuar për një tokë në Shillovë, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje, Ibishi në Dhjetor 2019 e ka kuptuar për gjendjen time financiare. Në pyetjen se në çfarë mënyre i ka kërkuar Ibishi të hollat, i njëjti ka deklaruar se në Dhjetor 2019, i kam treguar se gjendjen e kam të keqe, i kam ofruar tokën, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje, i njëjti është ardhur në shtëpi, ka pasur kërkesë për me ia kthyer mjetet, mirëpo nuk ka kërcënuar, gjatë bisedës në shtëpi ka qenë prezent bashkëshortja Shqipja dhe djali Rrezagi./rajonipress/