Ibishi: Do të isha shumë krenar po të prishej koalicioni LDK – AAK
Gjilan – Ankesa e pakënaqësi rreth koalicionit LDK- AAK në Gjilan nuk ka vetëm nga pjesa e LDK-së, por edhe nga AAK-ja. Ibish Ibishi nënkryetar i AAK-së thotë se po të pyetej ai asnjë minutë tutje nuk do ta vazhdonte koalicionin me LDK, sepse partneri nuk ka realizuar asgjë nga premtimet dhe e ka shfrytëzuar mjaft mirë AAK.
Jo vetëm Arben Mehmeti e Arbër Ismajli janë të pakënaqur me koalicionin LDK – AAK. Pakënaqësi e ankesa si duket ka edhe në mesin e AAK-së, por kësaj radhe ndaj partnerit të saj LDK-së.
Ibish Ibishi është nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe po tregohet i vëmendshëm dhe jo servil ndaj njerëzve brenda partisë. Ibishi nuk ka ngurruar t`i kundërpërgjigjet Arben Mehmetit i cili ka kohë të gjatë që ka kërkuar të prishet koalicioni LDK – AAK, siç ka thënë ai për shkak se AAK jo meritueshëm po përfiton në emër të partnerit.
Ibishi tha për rajonipress se sikur të ishte në duart e tij moti do ta kishte prishur koalicionin me LDK. “Po të ishte në duart e mija për të vendosur për koalicionin aktual qysh moti e kisha prishë këtë koalicion sepse AAK është shfrytëzuar mjaft mirë për aktivitete – punë komunale etj, ndërsa nuk ka përfituar asgjë, bile asnjë vend pune nuk ka mund ta siguroj për askënd kurse këtë LDK e ka shfrytëzuar mjaft mirë për interesa të saja”.
Ibishi tha se as sot e asnjëherë nuk është i kënaqun me partnerin e sidomos me individ të cilët mendojnë se KON shkop magjik dhe do t`i kishin mund të zgjidhnin probleme të qytetarëve, në anën tjetër nuk kanë bërë as për së afërmi atë që kanë premtuar. “Prandaj nuk e kisha zgjatur asnjë minutë koalicionin aktual dhe do të isha ndier shumë krenar nëse do t`ishte prish koalicioni për shkak të mosangazhimit të partnerit e jo për shkak se AAK është tregue parter i papërshtatshëm, ose për shkak të ndonjë afere të shkaktuar nga njerëzit e AAK-së” tha Ibishi./rajonipress/


