Ibishi: Deputetët e Anamoravës duhet ta sensibilizojnë problemin e Karaqevës

Gjilan – I bëhet thirrje në rend të parë deputetëve të Anamoravës mos të rrinë indiferent duke mos përjashtuar deputet tjerë të Parlamenti, dhe gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim si dhe të shteren apo shfrytëzohen gjitha dokumentet që posedojmë lidhur me vijën e mëhershme kufitare dhe gjitha argumentet t’i ofrohen Komisionit për demarkacion në mënyrë që të shfrytëzoj gjitha materialet për të hartuar një draft-marrëveshjen të pranueshme edhe për shoqërinë Kosovare mendon Ibishi Ibishi.
Ibish Ibishi këshilltar komunal nga radhët e AAK-së thotë se është i shqetësuar që në të ardhmen Serbia mund ta dëmtojë edhe më shumë vijën kufitare të Kosovës, nëse shteti i Kosovës dhe ekspertët nuk janë të përgatitur si duhet. “Duke u bazuar në rezultatet e deritashme nga e bisedimet me Serbinë nga gjitha marrëveshjet e arritura duke përfshi edhe atë të demarkacionit me shtetet fqinje, ku si pasojë e këtyre marrëveshjeve, sidomos kjo e fundit me Malin e zi shtetit tonë nuk i kanë sjellë ndonjë rezultat të rëndësishëm për sa i përket proceseve integruese, ndërsa si pasojë rezultoi me reagime të shumta si nga ana e strukturës politike po ashtu edhe nga ana e qytetarëve si dhe shoqërisë civile, pasi që u kuptua se nga kjo marrëveshje për demarkacion dyshohet se po humbim pjesë të territorit të Kosovës”.
Ibishi thotë se tashmë dihet edhe publikisht se shumë shpejtë do të fillojnë bisedimet për caktimin e vijës kufitare edhe me Serbinë dhe duke u bazuar në format e bisedimeve të mëhershme lidhur me caktimin e vijës kufitare me shtetet si me IRJM (Maqedoninë), dhe atë me Malin e zi dhe duke i pa pasojat nga këto marrëveshje mendoj se paraprakisht kjo çështje duhet të shtrohet për debat ku duhet të përfshihen njohësit e territoreve kufitare, ekspert të çështjes kufitare. “Gjithashtu u bëhet thirrje në rend të parë deputetëve të Anamoravës mos të rrinë indiferent duke mos përjashtuar deputet tjerë të Parlamenti, dhe gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim si dhe të shteren apo shfrytëzohen gjitha dokumentet që posedojmë lidhur me vijën e mëhershme kufitare dhe gjitha argumentet t’i ofrohen Komisionit për demarkacion në mënyrë që të shfrytëzoj gjitha materialet për të hartuar një draft-marrëveshjen të pranueshme edhe për shoqërinë Kosovare “mendon Ibishi.
Ibishi thotë se është normale që ky draft – dokument i përgatitur të dërgohet në kuvend-organi më i lartë vendimmarrës ku edhe vendoset se a mund apo nuk mund të shërbej si parapërgatitje për bisedime, sepse nëse bazohemi në dokumentat në të cilat janë të përshkruara vijat kufitare në këto bisedime nuk duhet biseduar për me caktuar ndonjë vi të re kufitare, duhet vetëm të vërtetohen ato vija të cilat janë të qarta.
“Gjithsesi se duhet të bisedohet, por për vijën ekzistuese e njohur për gjithë opinionin dhe me dokumenta siç janë hartat e vijës kufitare, sepse nëse bisedohet për një vi që sot shfrytëzohet nga shteti serb nga kjo vijë kufitare prapë shteti i Kosovës do të humb territore sepse nëpër shumë territore apo hapësira shteti serb operon brenda territorit të Kosovës, siç është rasti me vijën kufitare te fshati Karaqevë, fshati Breznicë, vija kufitare te fshati Dobrosin etj, shteti Serb rregullisht pas luftës bënë presion psikik që edhe atë popullatë ta largoj dhe stacionimin e tij në këto vendbanime ta shfrytëzoj si argument dhe pretendim se ajo ishte vija kufitare e që në fakt kjo nuk duhet kurrsesi të pranohet sepse konsiderohet se po shkaktohet edhe një dëm i madh për vendin në kuptimin e humbjes së territoreve”.
Ibishit thotë se kjo vijë kufitare është ngritë si problem shumë herë edhe më herët nga banorët e atyre vendbanimeve por, nuk i është kushtuar vëmendje e veçante, prandaj tani është koha që kjo çështje të shtrohet për debat në komisione, organe të shtetit para se të shkohet në bisedime pasi që historikisht dihet se cila ishte vija kufitare që ndante gjitha njësitë federale të ish-Jugosllavisë.
“Nuk kemi territor tepër t’i falim askujt, kështu që të shfrytëzohen gjitha dokumentet dhe argumentet të cilat qartësojnë vijën kufitare e që nuk ka nevojë për kompromis rreth vijës kufitare, por vetëm duhet të vërtetohet vija ekzistuese sipas dokumenteve që kanë rregulluar kufijtë e secilës njësi të ish federatës” tha Ibish Ibishi, këshilltar komunal dhe nënkryetar i AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/