Hidromorava

Ibish Ibishi shef i grupit të AAK-së në Kuvendin Komunal

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ibish Ibishi pas konsultimeve mes anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe me miratimin e kryetarit të AAK-së Rexhep Kadriut nga sot është shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së.

Ibish Ibishi edhe më herët ka qen në Kuvendin Komunal dhe është treguar mjaft aktiv në shumicën e seancave. Ka folur vazhdimisht për fshatrat e brezit kufitar dhe është angazhuar që të ketë investime në Miresh dhe vendet tjera të domosdoshme për investime.

RCCOLA

Ibish Ibishi tha se edhe në këtë mandat do të jetë aktiv dhe në shërbim të qytetarëve.”Për mua gjithmonë në plan të parë janë problemet e qytetarëve dhe trajtimi i tyre me prioritet. Në Kuvend do të insistojë që qytetarët të jenë në qendër të vëmendjes duke u angazhuar që zëri i tyre të jetë i pranishëm në Kuvend” shtoj Ibishi./rajonipress/