Fundamenti

Ian Cliff i gatshëm ta ndihmojë Artanën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ambasadori Ian Cliff në një takim që ka pasur me strukturat e Artanë ka shprehur gatishmërinë e tij që ta ndihmojë këtë komunë në infrastrukturë si dhe në zhvillimin e turizmit rural.

Ian Cliff në takim me kryetarin e komunës së Artanës zotin Svetisllav Ivanoviq ka folur për punët e deritanishme të kryera në këtë komunë dhe fokusi i këtij takimi është orientuar drejt Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Rural në Komunën e Novobërdës.

Temat kryesore në vizitën e ambasadorit të Britanisë së Madhe Iana Cliff dhe Peter Bainbridge Drejtor i departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrin e punëve të jashtme, ishin gjendja aktuale në Komunën e Novobërdës, si dhe zhvillimi ekonomik i komunës së Novobërdës në veçanti zhvillimi i turizmit rural.

Fundamenti

Në takim është biseduar edhe për projektet që komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe realizoi në periudhën e kaluar, projektet të cilat janë në plan për vitin aktual. Të gjitha planet të cilat janë në plan për tu realizuar kryesisht janë në infrastrukturë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe ndihma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit janar, kështu që edhe Komuna e Novobërdës mund të aplikoj në disa projekte që janë me prioritet. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff tregoi vullnet të mirë dhe qëllimin se dëshiron të ndihmon komunën e Novobërdës në të ardhmen.

Peter Bainbridge Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrin e punëve të jashtme, theksoi se është shumë i kënaqur me punën e pushtetit lokal të Novobërdës ku jetojnë njerëz të komuniteteve të ndryshme dhe që në prezantimin e tij në Londër do t`i paraqes përshtypjet e tij dhe të propozoj që komuna e Novobërdës të ndihmohet në të gjitha segmentet./rajonipress/

Mund të ju interesoj: