Fundamenti

Ia “shkel” 220 km në orë, 7 muaj burg për kosovarin 17 vjeçar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ishte vetëm 17 vjeç, nuk ishte të drejtë për të ngarë veturën dhe as për të pasur veturë por ai nuk e kishte fare problem këtë punë. Me veturën e “huazuar” herë nga babai e herë nga xhaxhai, ai disa herë kishte vozitur mbi normën e lejuar.

Në shkurt të vitit 2013 kosovari i mitur bashkë me pesë shokë në makinën VW Touran ia kishte “shkelur” jo më pak se 220 km në orë. Kjo kishte ndodhur në pjesën autostradës në mes të Siglbrugg-ut dhe Bar-it, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km në orë.

“Ai duke shkelur me paramendim rregullat themelore të komunikacionit e kishte marrë në konsideratë edhe mundësinë e një aksidenti me të lënduar rëndë ose të vdekur”, është shprehur gjyqtari i gjykatës për të rinjtë në Zug. Në një rast tjetër ai kishte vozitur 120 km në orë në rrugë ku lejohet vetëm 80 km, shkruan nlz.ch.

ARKATANA

Për fat në asnjërin rast nuk kishte pasur viktima.

Prokuroi me këtë rast kundër të riut dhe 5 shokëve të tij ka bërë gjithsej 12 urdhëresa ndëshkimi. Të akuzuarit kryesor ai i ka shqiptuar një dënim prej 7 muaj e gjysmë heqje lirie prej të cilave dy muaj efektivë. Ndërsa trupi gjykues ka marrë vendim për dënim me 7 muaj heqje lirie nga të cilat dy muaj burg efektiv dhe një kujdestari personale gjatë dy muajve./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.